Eurodeputët e Parlamentit Europian kanë paraqitur 305 amendamente në raportin e tyre për vitin 2025 për Shqipërinë. Mes këtyre deputetëe është edhe Fredi Beejleri, i cili në një prej amendamenteve të tij ka theksuar nevojën për të intesifikuar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, një qëndrim ky i mbajtur nga shumë eurodeputetë të tjerë përfshirë këtu David MCAllister.
Në amendamentin e tij Beleri ka shkruar se: “Thekson nevojën për të intensifikuar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, përfshirë edhe në nivelin e qeverisjes vendore dhe në fusha si menaxhimi i tokës, regjistrimi i pronave të paluajtshme dhe planifikimi urban, ku parregullsi janë raportuar në mënyrë të përsëritur.”
Ndërsa David MCAllister, i cili është kryetar i Komisionit të jashtëm në Parlamentin Europian, mes 6 mandateve të dorëzuara në njërin prej tyre: “Shpreh shqetësimin për polarizimin e vazhdueshëm politik dhe diskursin politik konfrontues, të cilat dëmtojnë mbikëqyrjen parlamentare, besimin publik dhe funksionimin efektiv të institucioneve demokratike; inkurajon aktorët politikë të riangazhohen në dialogun konstruktiv parlamentar, duke siguruar që parlamenti të mbetet forumi qendror për debat dhe mbikëqyrje demokratike”
Ndërkohë Belleri në një tjetër amendament ka shprehur shqetësim për mbrojtjen e pakicave dhe grupeve të cënueshme: “Nxit Shqipërinë të forcojë kuadrin institucional për mbrojtjen e pakicave dhe grupeve të cenueshme, duke përfshirë romët, egjiptianët dhe pakicat e tjera etnike, personat me aftësi të kufizuara, punëtorët migrantë dhe personat LGBTIQ+, si dhe të sigurojë zbatimin efektiv të legjislacionit kundër diskriminimit; vëren se forcimi i këtij kuadri duhet të shoqërohet me masa konkrete që garantojnë zbatimin e plotë dhe efektiv të këtyre të drejtave në praktikë; shpreh shqetësim për retorikën antigjinore të pranishme në diskursin politik.”









