• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti/ Shqipëria me plazhet më të ndotura në Europë

04/09/2017
Raporti/ Shqipëria me plazhet më të ndotura në Europë

Shqipëria renditet e fundit ndër 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Vetëm 35% e plazheve janë vlerësuar në raportin e fundit të EEA me cilësi të ujërave të shkëlqyer, 20% vlerësohen se kanë një cilësi të mirë të ujit, ndërsa 5% kanë cilësi të mjaftueshme.

Në 2016-n Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) ka monitoruar 21,667 plazhe në Europë, prej të cilëve 21,344 janë pjesë 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.  Ndër të tjera, pjesë të monitorimit ishin Shqipëria dhe Zvicra për të cilat u raportua cilësia e ujit për 323 plazhe.

Në Shqipëri janë monitoruar 92 plazhe, prej të cilëve kampionet e marra kanë treguar se 56 prej tyre kanë cilësi të mjaftueshme, ndërsa 18 kanë një cilësi jo të kënaqshme.

Në 2016-n, 69% e plazheve ishin brigje bregdetare, ndërsa 31% e plazheve ishin të vendosura në lumenj dhe liqene.

Nga 2015 në 2016, 94 plazhe në Europë ndryshuan status nga ujë me  cilësi të dobët në ujë me cilësi të mjaftueshme apo të mirë.  Vendet me numrin më të lartë të plazheve ku cilësia e ujërave është përmirësuar nga i dobët në të mjaftueshëm janë Franca me 24 plazhe, Shqipëria me 16 plazhe dhe Mbretëri e Bashkuar me 13 plazhe.

Nën mbikëqyrjen e Direktivave të ujërave të Plazheve vlerësohet se 13 plazhe (apo 14% e totalit të vendeve ku mund të bëhet plazh) u klasifikuan me cilësi shumë të dobët. Në krahasim me 2015-ën ka pasur një përmirësim të dukshëm, pasi në atë vit vendet me cilësi të dobët ishin 31 (apo 39% e totali).

Ujërat më të dobët në Europë

Bashkimi Europian dhe vendet anëtare kanë punuar në vite për të përmirësuar cilësinë e ujit. Sot, cilësia e ujit në Europë është shumë herë më e pastër se 40 vite më parë, ku sasi të mëdha të ujit të pa trajtuar apo pjesërisht të trajtuar dhe ujit industrial derdheshin në këto plazhe.

Përqindje të lartë të plazheve më cilësi të dobët të ujit ka Irlanda rreth 4% të plazheve, Mbretëria e Bashkuar rreth 3% dhe Sllovakia 3%. Në krahasim me 2012 numri (në vlerë absolute) i plazheve me cilësi të dobët ka rënë me 19 në Spanjë  ( nga 58 në 39) dhe me 13 në Francë ( nga 95 në 2015 dhe bë 82 në 2016).

Përkeqësimi i cilësisë së ujërave të plazheve ka qenë më i lartë në Itali, ku cilësia e 22 plazheve ndryshoi nga mjaftueshëm në e dobët. Në Spanjë, në Francë, në Holandë dhe në Danimarkë, cilësia ka përkeqësuar nga mjaftueshëm në të dobët./monitor

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al