• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rasti absurd! Vjen nga Italia në Shqipëri për të rrahur vjehrrin

09/05/2017
Rasti absurd! Vjen nga Italia në Shqipëri për të rrahur vjehrrin

Një shtetas italian rrezikon të dënohet nga gjykata e Tiranës, pasi ka keqtrajtuar vjehrin e tij brenda në banesë.

Luigi Semeraro prej 8 vjet që është martuar me një shtetase shqiptare. Por pasi kanë qëndruar disa vite në Itali, janë rikthyer në Shqipëri.

Pikërisht këtu shtetasi italian ka mbetur pa punë, dhe ka filluar të konsumojë pije alkoolike dhe të shfaqë shenja dhune në ambjentet e familjes. Kjo rrjedhojë edhe e papunësisë dhe vështirësive ekonomike.

Luigi Semeraro rrezikon dënimin

Në datën 18 shkurt 2017 Admira Ramçaj (Semeraro) ka qenë në banesën e babait të saj, shtetasit të dëmtuar Sadri Ramçaj. Rreth orës 20:30 te shtëpia e të dëmtuarit ka shkuar i pandehuri Luigi Semeraro.

I ka rënë derës dhe derën e ka hapur vjehrri i tij, shtetasi i dëmtuar Sadri Ramçaj.

I pandehuri sapo ka hyrë brenda, i është vërsulur bashkëshortes së tij. I dëmtuari Sadri Ramçaj dhe vajza tjetër i kanë dalë përpara për ta penguar,por i pandehuri ka hapur sirtarin e bufesë, ku ka marrë një filxhan çaji dhe me të ka goditur në kokë kunatën.

Pas kësaj ka goditur vjehrrin Sadri Ramçaj me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. Kanë ndërhyrë pjesëtarët e tjerë të familjes dhe kanë mundur ta ndalojnë të pandehurin që të mos vazhdonte më tej dhunën dhe e kanë nxjerrë jashtë. Jashtë, i pandehuri ka marrë një gur dhe ka thyer xhamin e parë të makinës së të dëmtuarit.

Në këto momente i dëmtuari ka njoftuar me telefon Komisariatin e Policisë Nr. 3. Në vend mbërrijnë forcat e Patrullave të Përgjithshme nr. 53/33 dhe 53/32, ku njëra bën të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të të pandehurit dhe tjetra shoqërimin e të dëmtuarit për ndihmë mjekësore në repartin e traumave të Spitalit Ushtarak në Tiranë.

 Nga akti i ekspertimit mjekoligjor i datës 19 shkurt 2017 rezulton se te i dëmtuari Sadri Ramçaj konstatohet një ekimozë në syrin e djathtë, e shkaktuar nga mjet i fortë mbretës, e cila ka sjellë si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri në 9 ditë.

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, i pandehuri Luigi Semeraro ka shpjeguar se ka qenë i dehur dhe se nuk mban mend se çfarë veprimesh ka kryer. Nisur nga këto rrethana prokuroria ka marrë të pandehur Luigi Semeraro, i cili ka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprës penale të “Dhunës në familje”.Shqiptarja.com

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al