• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagimi/ Çfarë thotë Top Channel për sulmin me breshëri plumbash

28/03/2023
Reagimi/ Çfarë thotë Top Channel për sulmin me breshëri plumbash

Top Channel reagon pas sulmit me kallashnikov që u bë pak pas mesnate ndaj godinës së televizionit ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

Drejtuesit e Top Channel e cilësojnë sulmin si akt terrorist të paprecedent dhe se është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë.

Top Channel kërkon dhe pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet ligjzbatuese.

“Zbardhja e këtij akti duhet të jetë prioritet për organet ligjzbatuese, sepse është vrarë një punonjës i Top Channel, por gjithashtu është atentat ndaj televizionit që ka shërbyer në transparencë e mbështetjen e të drejtës duke kontribuar me informacion e ndërgjegjësim dhe fuqizim të institucioneve të së drejtës për shoqërinë shqiptare”, thuhet ndër të tjera në reagimin zyrtar të televizionit.

Pas sulmit, në Golem është gjetur një makinë tip “Range Rover” e djegur, dhe brenda saj dy kallashnikovë. Dyshohet se makina ka të bëjë me sulmin ndaj Top Channel.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe prezanca e OSBE në Shqipëri, duke e cilësuar ngjarjen sulm kriminal, ndërsa bën thirrje për hetime të shpejta dhe vendosjen e autorëve para drejtësisë.

Reagimi

Humbja e jetës së familjarit, të babait e bashkëshortit Pal Kola në krye të detyrës, është tronditja dhe goditja më e madhe për Top Channel.

Ngushëllojmë me hidhërim të thellë familjen Kola, duke qëndruar pranë tyre në përballimin e kësaj fatkeqësie.

Po ashtu, Top Channel shpreh qartësinë që ky akt terrorist i paprecedent, është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë.

Top Channel, është themeluar, krijuar me frymën e njeriut që ndërtoi jo vetëm idenë e një media shqiptare me vlera perëndimore, por dhe mbi të gjitha e një media që përfaqësohet nga grupi i madh i profesionistëve të shquar, figurave publike dhe intelektuale, që çdo ditë ne një transmetim të pandalshëm televiziv e jo vetëm, i shërbejnë publikut me dedikim të plotë.

Sulmet terroriste të këtij lloji tregojnë qartazi sa e rëndësishme është fjala e lirë sa shqetësuese për minuesit e demokracisë.

Në emër të detyrës më të lartë të cilës i kemi shërbyer, Top Channel do të vijojë të trashëgojë dhe të kryejë misionin e vet të fjalës së lirë ndaj publikut e shoqërisë shqiptare.

Në emër të këtij misioni, Top Channel kërkon dhe pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet ligjzbatuese.

Zbardhja e këtij akti duhet të jetë prioritet për organet ligjzbatuese, sepse është vrarë një punonjës i Top Channel, por gjithashtu është atentat ndaj televizionit që ka shërbyer në transparencë e mbështetjen e të drejtës duke kontribuar me informacion e ndërgjegjësim dhe fuqizim të institucioneve të së drejtës për shoqërinë shqiptare.

Ky akt terrorist është i papreçedent ndaj një media kombëtare, e lidhet vetëm me misionin e saj të fjalës së lirë.

Top Channel, aksionerët e tij e familjarët, drejtuesit, gazetarët e autorët, nuk kanë e nuk ka qënë kurrë objektiv i ndonjë sulmi individual që prej themelimit të tij, gjithçka në këtë akt terrorist, lidhet dhe ka të bëjë vetëm me misionin e Top Channel.

Ky krim i paprecedentë e akt terrorist, kërkon menjëherë reagim të përgjegjshëm e të ashpër nga Policia e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë, për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e vrasjes.

Top Channel, është e do të jetë, në shërbim të publikut shqiptar, pavarësisht presioneve të vazhdueshme të minuesve të demokracisë, të cilat i njohin dhe përballojnë të gjitha mediat e lira që adhurojnë e ndërtojnë përkrah vlerave perëndimore për ndërtimin e institucioneve dhe principeve të shoqërisë shqiptare.

Related Posts

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet
Kryesore

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet

13/04/2026
“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…
Kryesore

“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…

13/04/2026
Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake
Kryesore

Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake

13/04/2026
Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash
Kryesore

Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

13/04/2026
Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët
Kryesore

Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët

13/04/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, mijëra qytetarë duan të bashkohen me ne

13/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gashi i jep fund beqarisë, prezanton publikisht partneren

Gashi i jep fund beqarisë, prezanton publikisht partneren

15/04/2026
Shenja pendese në Stamboll, Trabzonspor s’paguan klauzolën, Besiktas kërkon të risjellë Ernest Muçin

Shenja pendese në Stamboll, Trabzonspor s’paguan klauzolën, Besiktas kërkon të risjellë Ernest Muçin

15/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al