• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagimi i Konfindustria, si po e favorizon kartelin e karburanteve Bordi i Transparencës

09/08/2022
Bordi vë dorën në zemër, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

Konfindustria ka reaguar pas vendimit të Bordit të Transparencës që ka ulur me 1 lekë çmimin e naftës, ndonëse në bursë ka pësuar një rënie rekord.

Konfindustria thotë se Bordi duhet të shkrihet dhe të themelohet Enti Rregullator i Karburanteve . Sipas Konfindustrisë Bordi po vepron në dëm të interesit publik dhe favorizon kartelin e karburanteve

“Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike të ndërmarri nismën ligjore për shkrirjen e menjëhershme të Bordit të Trasparencës/BT shoqëruar me themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERK. ERK të krijohet si institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas modeleve rajonale të provuara të sukseshme. BT është institucion i përkohshëmnë, në varësinë e qeverisë dhe përbëhet në një akt te qartë konflikti interesi në gjysmën e antarëve nga subjektet, që duhet të kontrollohen. Konfindustria vlerëson, se Bordi i Trasparencës në gjithë vendimarrjet e tij ka vepruar në dëm të interesit publik, duke favorizuar qartësisht kartelin e karburanteve, sidomos në çmimet e tregut të shumicës dhe tarifat e operacioneve portuale dhe depozituese, si dhe shtimin e sforcuar të të ardhurave publike me pasoja të rënda për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Rasti më i qartë i vendimarrjes klienteliste të Bordit të Transparencës është i datës 6/8/2022. Me një akt qartësisht sfidues ndaj interesit publik dhe pa asnje shpjegim teknik shoqërues nga BT çmimi i naftës u ul me vetëm 1 lek/litër, të paktën 20 here më të vogël, sesa bëhej e mundur nga vlerësimet krahësimore të rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare. Cmimi i naftës me pakicë duhej të ishte nën 200 lekë/litër. Shqipëria ka sot çmimet e karburanteve nga më të lartët në botë në vlerësim relativ dhe 20-30% në vlerësim absolut në rajon. Sa më sipër shoqërohet më cilësi jashtë standarteve minimale ndërkombetare dhe abuzime të rënda vjedhje të volumeve të shitjes së karburanteve. Ngarkesa fiskale është nga më të lartat në rajon, duke nxitur qartësisht kontrabandën masive. Kostot e abuzimit në sektorin e karburanteve shoqëruar dhe me kontrabandën masive në dëm të buxhetit të shtetit, mund të arrijnë deri në 500 milionë/vit në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik në afatgjatë. Këtu nuk llogariten kostot e dëmeve mjedisore, shëndetësore, makineri, pajisje dhe pasojat e drejtpërdrejtë në sektorët e tjerë të ekonomisë”, thuhet në reagim.

 

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dera i mbyllet në fytyrë gjatë daljes në Nju Jork, ja reagimi i Rihanna-s

Rihanna largohet nga Beverly Hills pas sulmit në shtëpinë e saj!

10/03/2026
Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

10/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al