Pas fjalës së Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe reagimit të Berishës, vjen së fundi reagimi i parë prej LSI-së. Kryetari i saj, Petrit Vasili ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një reagim të shkurtër. Ajo që vihet re është ironia e Vasilit, kur thotë se shpreson që nga shtyrja e zgjedhjeve me 7 ditë opozita do të realizojë objektivat e saj kundër kanabisit dhe dekriminalizimit.
“Jam i kenaqur qe me ne fund u arrit marreveshja qe luftova deri ne fund. Jam i kenaqur edhe qe opozita do te mare pjese ne zgjedhje. Clirimi nga detyrimet burokratike me jep gjithe kohen qe t’i dedikohem fushates per te nxjerre LSI-ne force te pare. Shpresoj qe ne keto 7 dite te cmuara te shtyrjes se zgjedhjeve, opozita do te realizoje objektivat e saj per standarde te larta ne zgjedhje, luften kunder droges dhe dekriminalizimin”, shkruan Vasili.
Kryetari i LSI-së është një prej ministrave të shkarkuar në bazë të marrëveshjes Rama-Basha. Ai do të zëvendësohet me një ministër teknik të propozuar prej opozitës.