• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagon Dasho i Kongresit Rinor: Kujdes kur më quani petal!

20/02/2025
Reagon Dasho i Kongresit Rinor: Kujdes kur më quani petal!

Dasho Veizaj, i cili njihet edhe si ”Petalja më e bukur e trëndafilit socialist” për shkak të fjalimit, ka reaguar pasi u padit në SPAK nga ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria. Kjo pasi për të i riu në mënyrë të paligjshme është zhvendosur si votues në Himarë.

”Në Lushnjë kam ndjekur arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, por kjo nuk ka ndryshuar kurrë vendbanimin tim ligjor, i cili prej 19 vitesh ka qenë Himara. Kjo është e drejta ime legjitime si qytetar shqiptar dhe askush nuk mund të më mohojë atë që ligji e njeh si të drejtë”,-sqaron i riu.

Po ashtu i ka dhënë koment edhe frazës të tij që u bë virale. ”Një petale e një trëndafili mbetet gjithmonë e bukur, ndërsa një gjemb, nëse përdoret pa mençuri, nuk bën gjë tjetër veçse shpon dorën e atij që e mban. Pra, kujdes me metaforat”.

Postimi i plotë:

Në një botë ku fjala e lirë është një bekim, por edhe një përgjegjësi, disa zgjedhin ta përdorin atë jo për të ndriçuar të vërtetën, por për të hedhur hije mbi të. Ata që ndërtojnë gënjeshtra nuk kanë për qëllim të informojnë, por të manipulojnë. Dhe për këtë, nuk mund të kem asgjë tjetër përveçse përçmimit. Të shpifësh është e lehtë, të ndërtosh të vërtetën është punë e mundimshme. Ata që i japin vetes të drejtën të luajnë rolin e gozhdës duhet të dinë se çekiçi i fakteve nuk i fal. Kam lexuar këto ditë në media se opozita e paska gjetur pas 7 muajsh shkakun e humbjes së zgjedhjeve lokale në Himarë. Paska qenë vota ime. Ndërsa humbësi i importuar nga organizata Panepirote paska bërë një kallëzim ndaj meje në SPAK, duke pretenduar se unë paskam manipuluar të dhënat e mia të vendbanimit për të votuar në Himarë.

Po, e dëgjuat mirë – një akuzë që është jo vetëm qesharake, por edhe një dëshmi e varfërisë mendore të atyre që kërkojnë të më baltosin. Peçua nga Amerika më akuzon mua, që përveçse me rrënjë e me degë jam nga Borshi, po kam vendosur që gjithë jetën time ta jetoj në Shqipëri. Unë i besoj drejtësisë dhe i besoj SPAK-ut, sepse e vërteta ime nuk ka nevojë për zbukurime apo mbrojtje – ajo qëndron e pastër dhe e palëkundur.

Për ta bërë të qartë për të gjithë ata që duan të luajnë me fjalët: unë, që nga dita që kam lindur, kam qenë i regjistruar si banor i Himarës. Në Lushnjë kam ndjekur arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, por kjo nuk ka ndryshuar kurrë vendbanimin tim ligjor, i cili prej 19 vitesh ka qenë Himara. Kjo është e drejta ime legjitime si qytetar shqiptar dhe askush nuk mund të më mohojë atë që ligji e njeh si të drejtë.

Kam një emër Dashnor Veizaj dhe nuk kam nevojë të fshihem pas pseudonimeve apo epiteteve që shpik imagjinata e lodhur dhe e varfër e atyre që kërkojnë të më përbaltin. Por, siç thoshte Migjeni, “Njeriu që s’di, asht një kafshë; por njeriu që din dhe s’ban, asht një tradhtar.” Në këtë rast, ata që e dinë të vërtetën dhe sërish zgjedhin të përhapin gënjeshtra, nuk janë as kafshë, as njerëz – janë thjesht shërbëtorë të errësirës.

E qeshura është përgjigjja më e mirë ndaj absurditetit! Don Kishoti do të qeshte me të madhe me këtë farsë. Të akuzosh një person që ka votuar në vendin e tij të regjistruar ligjërisht është qesharake – një absurd që vetëm një mendje e errët mund ta prodhojë. Faktet janë të thjeshta dhe të verifikueshme: unë kam qenë gjithmonë banor i Himarës dhe e drejta ime për të votuar atje nuk ka qenë kurrë e diskutueshme.

Por këtu vjen ironia më e madhe: në zgjedhjet e vitit 2024 në Himarë, përballë një kandidati shqiptar, garonte një pseudo-kandidat, një “kolloqithe”, i maskuar si mbrojtës i të drejtave të njeriut, por në realitet një marionetë e atyre që e përdorin Himarën për axhendat e tyre të errëta. Dhe ai garonte nën siglën e gërmadhës më të shpifur që ka njohur Shqipëria! A duhet të habitemi që ata që sot më sulmojnë ishin të njëjtët që mbështesnin këtë farsë politike?

Himara nuk harron thonë ata! Po Himara nuk harron! Nuk harron të kaluarën e saj, nuk harron persekutimet, nuk harron ata që kanë përdorur emrin e saj për interesa të errëta dhe, po ashtu, Himara nuk harron as “palikaret” që përpiqen ta quajnë Vorioepir. Pas fjalës sime në Kuvendin Rinor Socialist, më kanë quajtur “këllirë”, “kalama i lig”, “vegël qorre e Partisë Socialiste” etj. Nëse ky është arsenali i argumenteve të tyre, më vjen keq për varfërinë e mendjes që e ka prodhuar. Por gjithashtu më quajnë “petale e bukur e trëndafilit socialist”?

Ironia këtu është dyfishe: së pari, është një përpjekje e dështuar e humbësve për të shmangur problemet e brendshme, të cilat pas 11 majit vetëm do të thellohen. Por, në të vërtetë, një petale e një trëndafili mbetet gjithmonë e bukur, ndërsa një gjemb, nëse përdoret pa mençuri, nuk bën gjë tjetër veçse shpon dorën e atij që e mban. Pra, kujdes me metaforat!

Në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste unë kam thënë një të vërtetë të thjeshtë: Të rinjtë janë pjesa më e bukur e partisë sonë dhe e simbolit të saj. Kushdo që kërkon ta përdorë këtë si armë kundër meje, tregon vetëm paaftësinë e tij për të kuptuar rëndësinë e brezit të ri. Dhe po, unë nuk ika nga Shqipëria, nuk ika për të kërkuar një të ardhme diku tjetër, por besova se kjo e ardhme mund të ndërtohet këtu, në vendin tim, me njerëzit e mi, për të cilët do të vazhdoj të luftoj. Idealet e mia nuk i tradhtoj dhe as nuk i nxjerr në shitje, siç bëjnë shumica e atyre që më kanë “analizuar” dhe baltosur mua në portale e kanale. Ditën flasin për parime dhe natën gjurmojnë çdo shteg të mundshëm për të përfituar si xhambazë të vërtetë.

Related Posts

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale
Pikante

Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

30/01/2026
Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë
Pikante

Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë

18/01/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

18/02/2026
Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al