• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagon Roland Bejko: Na bënë puç, PS parti karagjoze. Vjollca Koko dhe Monda Kllapi janë rekrutuar

30/05/2018
48 orët vendimtare/ Çfarë do të bëjë Basha me Roland Bejkon?

Kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Këshillin Bashkiak. Përmes një deklarate ai e quan të pavlefshëm shkarkimin e Mimoza Comos, ndërsa për këshilltaret e LSI-së, Vjollca Koko dhe Monda Kllapi, i cilëson si të rekrutuara nga PS-ja. Këtë të fundit e quan ‘parti karagjozee’. Më tej Bejko shprehet se dikush duhet të përgjigjet para ligjit për këtë që ka ndodhur. Më poshtë deklarata e plotë:

Dëshiroj ti bëj me dije gjithë opinionit publik se sot, ditën e mërkurë dt. 30 Maj 2018 nëpërmjet mediave lokale jam njohur me një lajm se në një mënyrë krejt ilegale na qenëkërka mbledhur Këshilli i Bashkisë Gjirokastër, por që askush nga këshilltarët e PD nuk ka pasur dijeni. Ndërsa sipas një njoftimi publik të LSI-së Gjirokastër dy këshilltare nga grupi i tyre kanë qenë prezent në të ashtuquajturën mbledhje.

Në bazë të Ligjit për Vetqeverisjen Vendore mbledhjen e Këshillit e thërret Kryetari i Këshillit dhe në mungesë të tij Zv/kryetari. Njoftimet për mbledhjen i bën Sekretari i Këshillit jo më pak se 5 ditë nga dita e zhvillimit të mbledhjes. Sekretari mban dhe protokollin e mbledhjes. Përderisa këtë mbledhje nuk e ka thirrur as Kryetarja e Këshillit Bashkiak Gjirokastër, as Zv/ kryetarët, atëherë kush e ka thirrur?!! Në këto kushte kjo e ashtuquajtur mbledhje këshilli është e paligjshme dhe për pasojë çdo vendim i marrë në të është NUL si vetë nulat që e kanë mbledhur nën urdhërat e Partisë Socialiste.

Nga fotua që pashë në një portal lokal e ashtuquajtura mbledhje e këshillit bashkiak dhe të ashtuquajturit të mbledhur në këtë mbledhje më ngjanë me ato celulat ilegale të kasolles së Galigatit për të cilat fliste Tarasi, apo me ato mbledhjet e komunarëve të Komiteteve të Shpëtimit Publik të Revolucionit Francez ku Jakobinët mernin vendimet e kobshme për prerjen e kokës së mbëretit dhe prejet e kokëve të kundërshtarëve politikë.

Ky akt që ka bërë sot Grupi i Këshilltarëve socialistë dhe dy të rrekrutuarat e rradhës nga rradhët e LSI është thjesht një PUÇ i shëmtuar institucional. Një parti serioze operon me ligje dhe sipas ligjeve. Një parti partizane dhe karragjoze vepron në këtë mënyrë, duke rekrutuar këshilltarë me forma të ndryshme për të bërë një mazhorancë që nuk e ka nga vitat e qytetarëve, por as nga luajaliteti i aleancave politike.

Me prishjen e kualicionit me LSI, Partia Socialiste ka humbur shumicën në këshill, kështu që nxori nga arsenali skenaret e zeza të traditës komuniste që aty ku nuk hyn luajaliteti, hyn blerja, ku nuk hy blerja hyn shantazhi, ku nuk hyn shantazhi hyn dhuna. Dhe kështu mesaduket ja doli që me këto metoda ti merte 4 këshilltarë LSI dhe 1 PDIU pasi nuk i shkoi shantazhi, joshja, apo dhuna me nënkryetarin e këshillit z. Gramoz Braho.

Nëse PS pas blerjeve, shantazheve, apo joshjeve, metoda që e kanë zanafillën e tyre që në gjenezë të saj në vitin 1941, ka bërë të mundur të rifitojë shumicën në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër, atëherë mund të priste mbledhjen e rradhës, apo një mbledhje jashtë rradhe të thirrur nga Kryetarja e Këshillit legjitime, me një rend dite, ku do njoftoheshin të gjithë këshilltarët të paktën 5 ditë para nga Sekretari po legjitim i Këshillit. Për këtë shkelje të rëndë,për këtë puç institucional dikush do përgjigjet përpara ligjit.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Nuk e di nga dolën’/ Shpat Kasapi përgënjeshtron lajmet e ndarjes

Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV

21/12/2025
Loja e Vëllait të Madh, cilët nga banorët do të përfitojnë biletat e fatit

Loja e Vëllait të Madh, cilët nga banorët do të përfitojnë biletat e fatit

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al