• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Realizoi vetëm 38 gola në sezonin e fundit, sa mund të ndryshojë Partizani në fazën sulmuese në edicionin e ri

30/06/2026
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

Një nga sfidat më të mëdha që e pret Florin Bratun te Partizani lidhet me përmirësimin e fazës sulmuese, repart që në sezonin e kaluar nuk arriti të prodhonte aq sa pritej nga një skuadër me objektiva madhorë.

Të kuqtë e mbyllën kampionatin me vetëm 38 gola të shënuar, një shifër që tregon qartë se ekipi kishte vështirësi jo vetëm në finalizim, por edhe në ndërtimin e aksioneve dhe krijimin e rasteve të pastra për gol. Pikërisht për këtë arsye, faza përgatitore dhe merkatoja e verës pritet të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si Partizani do të sulmojë në sezonin e ri. Trajneri rumun pritet të sjellë ide të reja, ndërsa drejtuesit synojnë t’i japin në dispozicion futbollistët që i përshtaten filozofisë së tij.

Një organizim më i mirë në mesfushë dhe lëvizje më të koordinuara në repartin ofensiv do ta bënin Partizanin shumë më të rrezikshëm. Një tjetër aspekt lidhet me repartin e krahëve. Largimi i Vusal Isgandarlit ka krijuar një boshllëk të rëndësishëm, pasi azerbajxhanasi ishte lojtari që krijonte epërsi në duelet një kundër një dhe ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës në kampionat. Zëvendësimi i tij mbetet një nga prioritetet kryesore të merkatos. Nga ana tjetër, shumë pritet edhe nga Laorent Shabani. Sulmuesi anësor nuk arriti të tregojë potencialin e tij gjatë muajve të parë te Partizani, por sezoni i ri pritet të jetë një mundësi e mirë për të treguar cilësitë që bindën klubin ta afronte në merkaton e janarit.

Një tjetër futbollist nga i cili pritet një kontribut edhe më i madh është Seku Sidibe. Sulmuesi la përshtypje pozitive pas afrimit në merkaton e janarit, duke u përshtatur shpejt me skuadrën dhe duke treguar se mund të jetë një armë e rëndësishme në repartin ofensiv. Këtë herë, ndryshe nga sezoni i kaluar, ai do të jetë pjesë e grupit që nga dita e parë e përgatitjeve dhe do të zhvillojë të gjithë fazën përgatitore me ekipin. Ky është një avantazh i rëndësishëm, pasi do t’i japë mundësinë të kuptojë edhe më mirë kërkesat e trajnerit, të forcojë bashkëpunimin me shokët e skuadrës dhe ta nisë kampionatin në një gjendje optimale.

Edhe Xhuliano Skuka pritet të ketë një rol edhe më të rëndësishëm. Sulmuesi u penalizua nga problemet fizike gjatë sezonit të kaluar, por kur është në formën e tij më të mirë mbetet një nga futbollistët më të rrezikshëm në Kategorinë Superiore. Në të njëjtën kohë, Albers Keko do të synojë të japë një kontribut më të madh në aspektin ofensiv. Shpejtësia dhe lëvizjet e tij mund të krijojnë më shumë hapësira për repartin sulmues, nëse skuadra arrin ta furnizojë më shpesh me topa në zonat e duhura. Një rol të rëndësishëm do të ketë edhe mesfusha. Futbollistë si Rouan Human, Arafat Dumbia, Kamer Qaka dhe Redon Ismaili duhet të kontribuojnë më shumë në ndërtimin e aksioneve dhe në furnizimin e sulmuesve, duke e bërë lojën e Partizanit më të larmishme.

Po aq e rëndësishme do të jetë edhe merkatoja. Nëse drejtuesit arrijnë të afrojnë një sulmues anësor me karakteristika të ndryshme dhe një futbollist kreativ në repartin ofensiv, atëherë mundësitë për të rritur numrin e golave do të jenë shumë më të mëdha. Bratu nuk pritet të kërkojë vetëm më shumë gola nga sulmuesit. Në futbollin modern, edhe mesfushorët dhe mbrojtësit e krahut duhet të kontribuojnë në fazën sulmuese, duke shtuar alternativat dhe duke e bërë skuadrën më të paparashikueshme. Në fund, përmirësimi i fazës sulmuese nuk lidhet vetëm me emrat që do të afrohen gjatë merkatos.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Nga Kombëtarja shqiptare në Kupën e Botës, Zabaleta: Nuk ka ndeshje të lehta, rregullat e reja përmirësojnë…
Sport

Egnatia dhe Dinamo duan Kupën e Shqipërisë, formacionet e finales
Sport

Sot dita e fundit, Dinamos i largohen 2 lojtarët

30/06/2026
Wimbledon/ Nis turneu prestigjoz, fitore jo pa vështirësi për Sinner dhe Djokoviç
Sport

Wimbledon/ Nis turneu prestigjoz, fitore jo pa vështirësi për Sinner dhe Djokoviç

30/06/2026
Paraguai shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës
Sport

Paraguai shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës

30/06/2026
Vyshken “tulipanët”, Holanda e bën dramë, Maroku i likuidon me penallti
Sport

Vyshken “tulipanët”, Holanda e bën dramë, Maroku i likuidon me penallti

30/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

Realizoi vetëm 38 gola në sezonin e fundit, sa mund të ndryshojë Partizani në fazën sulmuese në edicionin e ri

30/06/2026
Nga Kombëtarja shqiptare në Kupën e Botës, Zabaleta: Nuk ka ndeshje të lehta, rregullat e reja përmirësojnë…

Nga Kombëtarja shqiptare në Kupën e Botës, Zabaleta: Nuk ka ndeshje të lehta, rregullat e reja përmirësojnë…

30/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al