• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reja flet për ndeshjen ndaj Lituanisë

06/09/2020
Një tjetër futbollist merr ftesë, Reja në hall

Edy Reja, trajneri i kombëtares kuqezi në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Lituanisë, paralajmëroi se në skuadër pritet të ketë disa ndryshime për këtë sfidë me përjashtim të repartit mbrojtës. Reja foli për disa tema duke i prekur të gjitha çështjet e aktualitetit kuqezi nga pak. “Është një ndeshje e ndryshme, e vështirë. Lituania luan mirë me topin, është e shpejtë nga krahët. Kam besim te ekipi im. Do më duhet të bëj disa ndryshime. Do jem shumë i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Ata humbën, por skuadra reagon dhe mund të na hapë shumë punë”.
“Sa i përket fazës sulmuese kam probleme, pasi Cikalleshi ka shqetësime fizike. Për mbrojtjen nuk është se kam ndonjë shqetësim, pasi nuk lodhen shumë, sidomos tre mbrojtësit e qendrës. Kam edhe Enea Mihaj, i cili është kandidat për të luajtur.Edhe për pjesën e mesfushës, kemi Baren dhe Abrashin, që kanë shpenzuar shumë energji. Po shikoj dhe në mesfushë për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk e di si do të jetë Hysaj, nëse do të jetë “top” si kundër Bjellorusisë, por duhet të tregojmë shumë kujdes për lojtarët, që të mos pësojnë dëmtime”.
“Sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin ndaj Bjellorusisë, por rruga është e gjatë. Nuk mund të them se kemi eufori, pasi kemi nisur menjëherë të përgatisim ndeshjen e radhës. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim. Nuk isha i kënaqur me sulmin kundër Bjellorusisë, pasi nuk e ndihmoi shumë skuadrën, por për shkak të problemeve fizike, edhe ndeshja nuk u interpretua nga lojtarët siç duhet. Ne kishim 9 muaj pa u takuar me njëri-tjetrin dhe për tre ditë, është shumë e vështirë. Ishte e vështirë të fitonim, por jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi. Treguan se donin të fitonin me çdo kusht. Ne kompensuan pjesën fizike me karakterin që treguam në fushë”.
“Roshi? Ai hyn në fushë dhe zgjidh ndeshjen. Unë do të doja që Roshi të ishte titullar, por për shkak të modulit me të cilit luajmë, nuk është e mundur. Ua kam thënë lojtarëve, sikur 5 minuta të luajnë, duhet të japin maksimumin në fushë. Është e vështirë të ndryshohet skema gjatë rrugës. Unë kam kohë që luaj me këtë skemë dhe ekipi është përshtatur. E kam provuar dhe Roshin, por nuk dua të bëj eksperimente të tilla”.
“Ramadani dhe Ismajli? Për sa i përket dy lojtarëve, kanë disa probleme fizike dhe më vjen shumë keq. Mund të them se nuk mund të rikuperohen për këto dy ndeshje. Duhet të presim tetorin. Më vjen keq, sepse i kisha në planet e mia. Normalisht, mua më duhen 22 lojtarë për dy ndeshje. Por sigurisht që ne kemi shumë alternativa, kemi shumë lojtarë të rinj: Çekiçi, Laçin. I kam parë në stërvitje, janë shumë mirë teknikisht dhe fizikisht. Janë dhe Broja e Çepele, që kanë bërë shumë mirë. Më ka pëlqyer shumë Broja, por dhe Çepele, i cili është vetëm 17-vjeç, por është një lojtar që duket sikur ka shumë eksperiencë. Sigurisht do të vijë edhe momenti për këto lojtarë të rinj”. “A do ketë debutues? Kemi lojtarë që mund të debutojnë nga fillimi, por dhe nga stoli. Për të vendosur, do të mendohem mirë, deri sa të dal në një konkluzion”, u shpreh Reja.

Related Posts

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja rinis përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Uellsit, Gresa Berisha i bashkohet ekipit
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja rinis përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Uellsit, Gresa Berisha i bashkohet ekipit

16/04/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Qefalija drejt rikthimit, Dinamon e shqetësojnë dy sulmuesit

16/04/2026
UST dhe Fondacioni “Egnatia” firmosin marrëveshje bashkëpunimi, fokus te sporti dhe të rinjtë
Sport

UST dhe Fondacioni “Egnatia” firmosin marrëveshje bashkëpunimi, fokus te sporti dhe të rinjtë

16/04/2026
Disfata në Champions nuk ka efekt, Flick pranon ofertën e Laporta-s
Sport

Disfata në Champions nuk ka efekt, Flick pranon ofertën e Laporta-s

16/04/2026
Disfata në Champions nuk ka efekt, Flick pranon ofertën e Laporta-s
Sport

Disfata në Champions nuk ka efekt, Flick pranon ofertën e Laporta-s

16/04/2026
“Një djall me numrin 9”, Milan i rikthehet pistës Vlahovic
Sport

“Një djall me numrin 9”, Milan i rikthehet pistës Vlahovic

16/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mateo emocionohet nga surpriza e Brikenës: Të pres me fitore, të dua

Mateo emocionohet nga surpriza e Brikenës: Të pres me fitore, të dua

16/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja rinis përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Uellsit, Gresa Berisha i bashkohet ekipit

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja rinis përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Uellsit, Gresa Berisha i bashkohet ekipit

16/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al