• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rekord i ri, ja sa shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane (FOTO)

27/08/2018
Rekord i ri, ja sa shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane (FOTO)

Rreth 367 mijë shqiptarë, (apo 17% e shqiptarëve që mund të aplikojnë, mbi 20 vjeç) i varen shpresat e tyre te “ëndrra amerikane” duke aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe duke u renditur kështu të parët në Europë që kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që aplikojnë për lotari. Krahasuar me vitin 2007, numri i shqiptareve që aplikuan për Lotarinë Amerikane është dyfishuar, nga 173 mijë shqiptarë që aplikonin në 2007-n, në 2018 numri i aplikimeve kapi shifrën rekord prej 367 mijë, sipas statistikave të Departamentit amerikan të Shtetit . Rritja e aplikimeve në Lotarinë Amerikanë ka qenë e lartë, veçanërisht pas vitit 2013 sikurse shikohet edhe nga grafiku.

Sipas analizës së Pew Research Center mbi aplikimet për Lotari Amerikane, në disa prej vendeve një pjesë e konsiderueshme e popullsisë aplikoi. Në Libi rreth 15% e qytetarëve aplikuan për programin, por edhe vende të thera të Afrikës kishin të njëjtën përqindje aplikimi. Në Sierra Leone rreth 14% e popullsisë aplikoi ndërsa në Gana vetëm 8%.

Në Europë vendet me përqindjen më të lartë që kishin aplikuar në programë ishin vendet e lindjes, ku Shqipëria mbante rekordin. Sipas të dhënave të Pee Research Center, pas Shqipërisë renditet Moldavia me 11% të popullsisë, Armenia me 9%.

Ndërsa në Azi vendet që kryesojnë janë Uzbeksitani me 7% dhe Nepali me 4%.

Gjatë 2017-s më shumë se 22.4 milionë njerëz aplikuan në të gjithë botën në programin e vizave amerikane, i cili jep rreth 50 mijë Green Cards, apo leje qëndrimi të përhershme nëpërmjet një sistemi lotarie. Numri i aplikantëve thuajse iu afrua rekordit të vitit 2016 ku në të gjithë botën aplikuan 23 milionë njerëz, kryesisht për shkak se administrata Trump tha se do ta hiqte programin. Që nga 2005, më shumë se 200 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, e cila kërkon që të diversifikojnë shtetësinë e popullsisë emigrante duke dhënë viza për emigrantët.

Vetëm 8 shtete kanë të paktën nga 1 milion aplikantë në 2016, duke u përgjigjur për më shumë se gjysma e totalit: Si Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepal, Etiopi dhe Sierra Leone./Monitor

 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Këngëtarja e njohur shtatzënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur shtatzënë për herë të parë!

26/12/2025
Ekskluzive për fansat: Loredana dhe Karim në dokumentarin e vitit 2026

Ekskluzive për fansat: Loredana dhe Karim në dokumentarin e vitit 2026

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al