Sistemi i tenderimit në vend në 20 ditët e para të dhjetorit ka shënuar rekorde të reja të abuzimit me paratë e taksapaguesve. Janë bërë për 20 ditë plot 25 tendera të ndryshëm që në titull kanë pasur blerje shërbime të organizimit të festave, aktivitete sociale për vitin e ri, aktivitete festive për festat e fundviti, darkë festive, festat e fundvitit, shpenzime pritje e dreka, për të gjithë punonjësit e administratave lokale, rajonale e qëndrore.
Mbledhja e faturave të deklaruara të 25 tenderave për dreka e darka për festat e fundvitit, shkon në total 6.042,446 lekë pa tvsh ose rreth 55 mijë euro.
Shumë institucione kanë zgjedhur metoda të tjera për të paguar dreka-darkat e festave, që në raste të rralla paguhen nga paratë e rrogës. Sa i përket Gjirokastrës, rezulton se Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, ka hapur një tender me vlerë 90 mijë lekë të reja. Objekti është ‘Aktivitet festiv për festat e fundvitit’.









