Ekstremisti grek Kostandinos Kaçifas që ka qëlluar me armë Policinë e Gjirokastrë teksa në Bularat po zhvillohej ceremonia për festën e Greqisë vijon të jetë në arrati. Forcat RENA kanë mbërritur nga Tiranë dhe po krehin zonën malore mbi fshatin Bularat, aty ku mendohet se po fshihet 35-vjeçari. Siç shihet në vidoen më poshtë janë të shumta forcat RENEA të ndihmuara edhe nga patrullat ‘Shqiponja’ që kanë zbarkuar në Dropull. Kostandinos Kaçifas e kishte paralajmëruar 5 ditë më parë në Facebook sulmin që ai ndërmori sot gjatë ceremonisë për festën e Greqisë në fshatin Bularat.
©ArgjiroLajm.net









