• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I riu nga Libohova kandidat për deputet i LIBRA-s, Arban Zhuzhuni: Ndryshimi po vjen edhe në Shqipëri

20/06/2017
I riu nga Libohova kandidat për deputet i LIBRA-s, Arban Zhuzhuni: Ndryshimi po vjen edhe në Shqipëri

Partia LIBRA e themeluar në muajit e fundit të vitit të kalur prej socialistit ‘rebel’, Ben Blushi, pritet të jetë një prej surprizave të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Në çdo qark të vendit ka listën e vet të kandidatëve. Mes tyre ështe edhe një i ri nga Libohova, Arban Zhuzhuni.

Ai kandidon i treti në qarkun e Fierit. I pyetur nga Libohova Onlline se përse pikërisht në këtë qark dhe jo në qarkun Gjirokastër prej nga ai është me origjinë, Zhuzhuni thotë se kjo është një zgjedhje për shkak se vendbanimi i tij aktual është në Fier dhe se veçoria e LIBRA-s është që të kandidojë njerëz banorë të zonës, jo të deleguar.

Arban Zhuzhuni është diplomuar në Itali për Shkenca Politike dhe më pas ka kryer studimet Master në programin Qeverisje dhe Sisteme Globale.  Lidhur me pyetjen se përse ka zgjedhur të kandidojë me LIBRA-n dhe jo ndoshta me ndonjë subjekt tjetër, Zhuzhuni argumenton disa prej pikave kryesore të programit të kësaj partie, ndërsa sjell në vëmendje ndryshimet që kanë ndodhur në Itali me lëvizjen “5 Yjet”, në Spanjë me “Podemos”, në Kosovë me Vetëvendosjen apo qoftë edhe në Francë me Manuel Macron. Të gjitha këto thotë ai, janë raste që frymëzojnë se ndryshimi po vjen edhe në Shqipëri.

“Për Shqipërinë që duam, një shans për të gjithë dhe republika e re, të gjitha këto slogane në pamje janë të bukura dhe përcjellin shpresë për secilin nga ne, por mund të realizohen vetëm duke marrë një rrugë të re, të cilën e përfaqëson LIBRA”, thotë Zhuzhuni.

Sipas tij kjo parti është e vetmja forcë që do të jetë afër njerëzve të varfër dhe shtresës së mesme, duke përmendur kështu disa prej propozimeve të LIBRA-s si minimumi jetik 16900 lekë në muaj, 1 mijë euro për lindjen e çdo bebeje, uljen e çmimit të energjisë elektrike, uljen deri në 5% të TVSH-së për ushqimet bazë, dyfishimin e buxhetit për arsimin, si dhe përjashtimin nga taksa e regjistrimit për të rinjtë që vijnë nga familje në nevojë.

“Interesi publik do ketë prioritet edhe në shëndetësi, në koncesionet për burimet natyrore  dhe në monopolet e krijuara duke ulur çmimet e produkteve si nafta, benzina dhe gazi . Do të ketë politika fiskale lehtësuese si ulja e tatimit për pagat e mesme nga 13% ne 10%, subvencione për ndërmarjet që punësojnë të rinjtë deri në 28 vjeç, përjashtim nga taksat për 2 vjet për bizneset e krijuara nga emigrantët që rikthehen etj politika lehtësuese. Për të gjitha këto motive unë i jam bashkuar LIBRA-s dhe besoj se shqiptarët do të zgjedhin rrugën e re, do të votojnë numrin 18”, thotë Zhuzhuni.

/Libohova Online/

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al