• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Romë, ekspozitë arti për 55-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë

26/06/2025
Romë, ekspozitë arti për 55-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë

Të mërkurën u hap në “Accademia Nazionale dei Lincei” të Italisë ekspozita e artit “Drita dhe hija në harmoni, ndarja e përbashkët e bukurisë”, me rastin e 55-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë. Ekspozita është organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Ministria e Kulturës e Italisë, Muzeu i Qytetërimeve i Italisë, Akademia e Arteve të Bukura e Romës, Federata Italiane e Futbollit dhe Këshilli Rajonal i Lacios.
Ekspozita përmban më shumë se 200 vepra të bukura nga më shumë se 100 mjeshtër bashkëkohorë të kaligrafisë dhe pikturës kineze, trashëgimtarë përfaqësues të trashëgimisë kulturore jomateriale dhe mjeshtër të arteve dhe zejeve, si edhe më shumë se 100 vepra arti italiane, pjesë e koleksionit të Muzeut të Qytetërimeve të Italisë.
Sinologu, kaligrafi dhe piktori kinez Fan Zeng shkroi një kaligrafi për ekspozitën e artit.
Drejtori i përgjithshëm i CMG-së Shen Haixiong, ministri i Arsimit i Italisë Giuseppe Valditara, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina, ambasadori kinez në Itali Jia Guide dhe më shumë se 200 të ftuar nga qarqet politike, ekonomike, kulturore, artistike, mediatike, arsimore, kinematografike dhe akademike të Kinës dhe Italisë ishin të pranishëm në këtë aktivitet.
Shen Haixiong tha se Kina dhe Italia janë qytetërime të lashta me një histori të gjatë shkëmbimesh kulturore. Thesaret kulturore të të dy vendeve kanë shkëlqyer së bashku për mijëra vjet, dhe arti është bërë një urë komunikimi shpirtëror. Si një media kryesore ndërkombëtare, Grupi Mediatik i Kinës ka qenë gjithmonë një promovues i dialogut midis qytetërimit kinez dhe qytetërimit italian.
Valditara tha se kjo ekspozitë arti shfaq trashëgiminë e pasur kulturore të të dy vendeve dhe frymëzon entuziazmin e të dy popujve për kulturën e njëri-tjetrit. Tema e kësaj ekspozite është e përshtatshme, duke reflektuar si komunikimin kulturor, ashtu edhe karakteristikat unike. Nëpërmjet ndërveprimit të dritës e hijes dhe shkëmbimeve kulturore, ajo me siguri do të bëhet një dëshmi e re e miqësisë midis dy vendeve.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al