Këngëtarja e njohur Rozana Radi vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për prezencën e saj në emisionin “Goca dhe Gra”, por edhe për postimet që po ngjallin diskutime të shumta në rrjet.
Së fundmi, emri i saj u rikthye fuqishëm në qarkullim pas intervistës virale me ish-partnerin MC Kresha. Përballja mes tyre u komentua gjerësisht, sidomos për qasjen e matur dhe profesionalizmin që treguan të dy.
Megjithatë, duket se pas kësaj qetësie publike fshihet një situatë më e tensionuar. Rozana ka zgjedhur të reagojë në mënyrë indirekte përmes një postimi në Instastory, duke ndarë një mesazh që u interpretua menjëherë nga ndjekësit.
Ajo la të kuptohet se heshtja e saj nuk është dobësi, por një fazë reflektimi para reagimit:
“Jam shumë e qetë… aq qetë sa disa po e ngatërrojnë heshtjen me pafuqinë. Mos u shqetësoni, kur të vijë momenti për të folur nuk do flas, do veproj. Vetëm rrini në pritje.”
![]()
Ky qëndrim ka shtuar më tej misterin rreth situatës, pasi artistja nuk ka dhënë asnjë detaj konkret apo emra të përfshirë. Megjithatë, toni i mesazhit sugjeron se ajo është gati për një reagim më të fortë në momentin e duhur te sajin.









