• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i Korinës: Shumakeri është ndryshe, por është këtu

14/07/2026
Rrëfimi i Korinës: Shumakeri është ndryshe, por është këtu

Familja e Mikael Shumaker vazhdon të mbrojë me shumë kujdes privatësinë e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, por deklaratat e fundit të bashkëshortes së tij, Korina, në kuadër të një dokumentari për legjendën e F1, zbulojnë një pjesë të realitetit me të cilin familja përballet prej më shumë se një dekade.

Që prej 29 dhjetorit 2013, kur ish-piloti i Ferrarit pësoi aksidentin gjatë skijimit, jeta në familjen Shumaker ka ndryshuar tërësisht. “Ka qenë vetëm një çështje fati të keq. Gjithë fatkeqësia që një njeri mund të ketë në jetë”, janë fjalët e Korinës duke iu referuar atij momenti tragjik. “Mikaeli më mungon çdo ditë. Por ai nuk më mungon vetëm mua, u mungon fëmijëve tanë, familjes sonë, babait të tij. Të gjithëve. Megjithatë, Mikaeli është këtu.

Ai është ndryshe, por është këtu. Dhe kjo na jep forcë”, ka rrëfyer Korina Shumaker. Në dokumentar shfaqet gjithashtu kujtimi i Mikaelit në jetën private, një njeri i gëzuar dhe shumë larg imazhit të pilotit të ftohtë e llogaritës që publiku shihte në pistë. “Në festa ishte gjithmonë i pari që mbërrinte dhe i fundit që largohej. Qeshnim shumë. Nuk kishte zë të mirë, por gjithmonë këndonte ‘My Way’, sepse i dinte të gjitha fjalët”, kujton Korina.

GJENDJA E SHUMAKERIT

Rreth gjendjes shëndetësore të Mikael Shumakerit vazhdon të mbizotërojë një heshtje pothuajse absolute, e ndërprerë vetëm nga spekulime mediatike të pakonfirmuara, si hipotezat për një sindromë të mundshme bllokimi, apo zërat për një paraqitje të tij në dasmën e vajzës së tij. Ajo që dihet me siguri është se ish-piloti merr frymë në mënyrë të pavarur dhe i nënshtrohet trajtimeve të vazhdueshme fizioterapeutike për të ruajtur tonusin muskulor, megjithëse nuk është në gjendje të flasë apo të lëvizë.

 

Related Posts

Azerbajxhani një tabu për Leclerc, piloti kërkon një sukses me Ferrarin – Balkanweb.com – News24
Sport

Azerbajxhani një tabu për Leclerc, piloti kërkon një sukses me Ferrarin – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
Jo vetëm pushime, Teuta organizon miqësore. Në fushë ndaj ish-kampionëve të Superiores para Skënderbeut – Balkanweb.com – News24
Sport

Jo vetëm pushime, Teuta organizon miqësore. Në fushë ndaj ish-kampionëve të Superiores para Skënderbeut – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
Skandali Xhaka/ Taulanti i del në mbrojtje  Granitit, mesazh i fortë pas kritikave: Mos harroni çfarë ka dhënë!
Sport

Skandali Xhaka/ Taulanti i del në mbrojtje Granitit, mesazh i fortë pas kritikave: Mos harroni çfarë ka dhënë!

23/09/2026
“Ai ka marrë përgjegjësinë”, trajneri i Zvicrës pas “stuhisë” së Xhakës: Do gjejmë një zgjidhje, por…
Sport

“Ai ka marrë përgjegjësinë”, trajneri i Zvicrës pas “stuhisë” së Xhakës: Do gjejmë një zgjidhje, por…

23/09/2026
Të japim maksimumin, rruga në Nations League na çon drejt “Euro 2028” – Balkanweb.com – News24
Sport

Kombëtarja, Daku-Seferi: Të japim maksimumin, rruga në Nations League na çon drejt “Euro 2028”

23/09/2026
Në kërkim të një “bomberi”, Man United tenton Serhou Guirassy nga Dortmund
Sport

Në kërkim të një “bomberi”, Man United tenton Serhou Guirassy nga Dortmund

23/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Azerbajxhani një tabu për Leclerc, piloti kërkon një sukses me Ferrarin – Balkanweb.com – News24

Azerbajxhani një tabu për Leclerc, piloti kërkon një sukses me Ferrarin – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
Jo vetëm pushime, Teuta organizon miqësore. Në fushë ndaj ish-kampionëve të Superiores para Skënderbeut – Balkanweb.com – News24

Jo vetëm pushime, Teuta organizon miqësore. Në fushë ndaj ish-kampionëve të Superiores para Skënderbeut – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al