• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi prekës i mësueses: Burri më shpërndau foto intime tek nxënësit dhe drejtoresha, i shkrova mesazh Edi Ramës

10/05/2021
Rrëfimi prekës i mësueses: Burri më shpërndau foto intime tek nxënësit dhe drejtoresha, i shkrova mesazh Edi Ramës

Një grua nga veriu i Shqipërisë ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshe me një bashkëshort xheloz i cili shkatërroi totalisht familjen e tyre.

Pas një dhunë të tmerrshme që ai ushtronte herë pas here mbi të, bëri që ajo të ndahej dhe të kërkonte shpesh herë urdhër mbrojtje. Edhe pas divorcit ai e ka përndjekur duke ia bërë jetën ferr.

Duke u gjendur në një rast të pa shpresë ku nuk mund ta ndihmonte askush, madje as policia nuk merrte parasysh kërkesat e saj, mësuesja i shkruan një mesazh kryeministrit Edi Rama ku i tregon situatën ku ndodhej dhe pas atij mesazhi gjërat ndryshuan për mirë. U hap një proces gjyqësor për të, u dënua me 3 vite burg, por Gjykata e Apelit i uli dënimin, duke vuajtur vetëm 1 vit e 6 muaj burg, në 5 Dhjetor të 2019 ai u fut me burg.

39-vjeçarja në programin “Historia ime” : Në 26 Nëntor kishte ditëlindjen djali dhe marr vesh nga miqtë e mi që janë hapur disa adresa Facebook-u me disa imazhe të mija ku vetëm bashkëshorti im i kishte ato foto. Shkruhej që kjo është një nënë e pandershme, si mund t’i lihej fëmija kësaj, vëllait tim i thoshte shiko si e ke motrën. Kishte dhe montazhe, i ishin shpërndarë nxënësve të mi, drejtoreshave të mija.

Bashkëshorti im duhet të vuante dënimin që në Prill të 2019, ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit, nëpër institucione nuk ishte shpërndarë ky vendim, as në polici dhe ai vazhdonte i lirë. Kur kam shkuar në polici, kam shkuar edhe me letrën e vendimit që ai duhet të ishte në burg.

Sipas gruas ky u bë dhe shkaku i burgosjes së tij, i cili e vuajti dënimin vetëm 1 vit dhe tani gëzon sërish liri të plotë. Ai prapë vazhdon me përndjekjen dhe mesazhe të ndryshme që i dërgon vëllait të saj duke i thënë fjalë jo fort të mira. Madje 39-vjeçarja është e shqetësuar se prindërit e tij shkojnë tek kopshti i djalit pa i marrë lejë dhe i flasin keq për të. Gruaja nuk dëshiron që djali i saj 4-vjeçar të influencohet nga fjalët e këqija që ata i thonë dhe t’i përmbahen takimeve që ia ka vendosur gjykata.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chrissy Teigen mbetet pa dhëmb: Kjo është ajo që bëjnë nënat për fëmijët e tyre

Chrissy Teigen mbetet pa dhëmb: Kjo është ajo që bëjnë nënat për fëmijët e tyre

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al