• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

Nga Baton Haxhiu

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur ta pranojë. Dhe kjo nuk ka qenë një zgjedhje emocionale, por një qëndrim i qartë institucional.

Qëndrimi i Edi Ramës pas rezultatit 4 me 4 në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht reagim politik. Është një pozicionim institucional që synon të vendosë një vijë ndarëse mes asaj që ai e konsideron ushtrim normal të drejtësisë dhe asaj që ai e sheh si ndërhyrje të saj në funksionimin e pushtetit ekzekutiv.

Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Belinda Ballukut jo sepse nuk e konsideron serioz hetimin, por sepse nuk e pranon pezullimin si instrument për të ndryshuar përbërjen e qeverisë përpara se gjykata të ketë folur me vendim përfundimtar. Në logjikën e tij, kjo nuk është çështje individi, por çështje parimi.

Dhe ky parim ka të bëjë me kufijtë mes drejtësisë dhe ekzekutivit.

Vendimi, ose më saktë mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese, la në fuqi pezullimin e Ballukut nga detyra. Pra, praktikisht, masa e parë e SPAK-ut është zbatuar. Balluku sot nuk ushtron funksionin e ministres. Në këtë pikë lind paradoksi që Rama e artikulon me qetësi.

Nëse pezullimi është në fuqi, atëherë argumenti se ajo ndikon në hetim bie. Dhe nëse bie ky argument, atëherë masa e dytë e SPAK-ut, kërkesa për heqje imuniteti dhe arrestim, bëhet e panevojshme.

Kjo është logjika që ai kërkon të vendosë në debat.

SPAK e kërkoi masën e dytë pasi qeveria e çoi pezullimin në Gjykatën Kushtetuese. Pra, si reagim ndaj rezistencës së Qeverisë. Tani që Gjykata nuk dha përgjigje, por la në fuqi pezullimin, SPAK praktikisht e ka arritur atë që kërkoi fillimisht.

Prandaj, sipas Ramës, nuk mund të qëndrojnë njëkohësisht dy masa mbi të njëjtin subjekt. Nuk mund të jesh njëkohësisht i pezulluar nga detyra dhe objekt i një mase të re që justifikohet pikërisht me faktin se je në detyrë.

Në këtë pikë, ai nuk po flet më për Ballukun. Po flet për koherencën e veprimit të drejtësisë.

Sepse nëse vazhdohet me procedurën për heqjen e imunitetit, ndërkohë që pezullimi është në fuqi, atëherë krijohet përshtypja se SPAK po e injoron efektin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe po vepron sikur masa e parë nuk ekziston.

Kjo është arsyeja pse mazhoranca po e trajton kërkesën e dytë si jo urgjente.

Nga këndvështrimi i Ramës, beteja me Gjykatën Kushtetuese nuk kishte si qëllim mbrojtjen e Ballukut, por detyrimin e Gjykatës që të shprehej mbi ligjshmërinë e ndërhyrjes së drejtësisë në ekzekutiv përmes pezullimit.

Gjykata nuk e bëri këtë. Për shkak të barazimit të votave, ajo nuk prodhoi një interpretim kushtetues. Kjo e lë Qeverinë pa përgjigje, por pezullimin në fuqi.

Dhe pikërisht kjo e bën situatën absurde në sytë e tij.

Sepse ekzekutivi është sot i ndikuar nga një masë penale e përkohshme, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë as po, as jo për legjitimitetin e kësaj mase.

Në këtë kuptim, Rama e sheh ekzekutivin si të mbajtur peng nga një situatë juridike e paqartë.

Ai nuk kundërshton hetimin. Nuk kundërshton drejtësinë. Kundërshton faktin që një masë e përkohshme po prodhon pasoja të përhershme në funksionimin e Qeverisë, pa një interpretim të qartë kushtetues.

Dhe për këtë arsye ai e lidh çështjen jo me rastin konkret, por me të ardhmen.

Ai ka lënë të kuptohet se kur Gjykata Kushtetuese të plotësohet me nëntë anëtarë, kjo çështje do të rikthehet jo më për Ballukun, por për të sqaruar njëherë e mirë kufijtë mes pushteteve.

Sepse sot kemi një realitet të ri.

Një prokurori që mund të kërkojë pezullimin e një ministri përpara gjykimit.

Një gjykatë penale që e jep këtë masë.

Një Gjykatë Kushtetuese që nuk arrin të vendosë nëse kjo është e pranueshme.

Dhe një ekzekutiv që duhet të funksionojë brenda këtij paqartësimi.

Ky është thelbi i qëndrimit të Ramës.

Nuk është mbrojtje e individit. Është kundërshtim i një praktike që ai e konsideron të rrezikshme për balancën e pushteteve.

Sepse nëse kjo kthehet në standard, atëherë përbërja e qeverisë mund të ndryshohet përmes masave të përkohshme penale, pa pritur vendimin e gjykatës.

Dhe kjo, në logjikën e tij, nuk është më drejtësi që vepron mbi politikën, por drejtësi që hyn në territorin e saj.

Kjo është arsyeja pse ai nuk e pranon dorëheqjen e Ballukut.

Sepse në momentin që ajo jep dorëheqjen, ai pranon në heshtje se pezullimi është një instrument i ligjshëm për të riformësuar ekzekutivin.

Dhe pikërisht këtë ai po refuzon./Albanian Post

Related Posts

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Dogji metalet në biznesin e tij duke shkaktuar ndotje, nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër

05/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

05/03/2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
Kryesore

Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

05/03/2026
Qeveria bën gati një tjetër rritje të taksës mbi naftën, pritet shtrenjtim i çmimit
Kryesore

Lufta në Lindjen e Mesme, nis rritja e çmimit të naftës edhe në Shqipëri

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al