25-vjeçarja Xhisiela Maloku ka bërë një rrëfim shokues në një intervistë për gazetaren Eni Vasili në emisionin “Open”. Ajo thotë se dëshmia e publikuar nga ish-polici Emiljano Nuhu është e pavërtetë pasi ajo nuk e ka bërë atë rrëfim.
“Dëshmia që Emiljano Nuhu ka nxjerrë është ajo që ka nxjerrë Emiljano. Nuk është dëshmia e ime. Ajo që unë kam thënë është në prokurori. Në 19 korrik u takuam me kërkesë të Rrexhepit. Vetëm një shuplakë më ka dhënë” – tha Xhisiela.
Pyetjes nëse ajo është qëlluar me pistoletë, me grushta dhe është djegur me cigare, Xhisiela iu përgjigj: “Nuk është dëshmia ime. Disa gjëra i kam deklaruar nga xhelozia dhe nga inati. Kam bërë dëshmi të rreme. E kam bërë nga inati sepse Rrexhepi më kërkoi falje dhe shkoi me pushime me një tjetër”.
“Akt ekspertiza thotë se ka pasur dhune ndaj jush? Këtë nuk mund ta mohosh” –ndërhyri gazetarja.
“Nuk e di kush ma bëri ekspertizën. Po të shohësh në trupin tim janë akoma ato shenja. Është një aksident në makinë që kam bërë në Fier. Dhe ndaj i kam ato shenja në krah. Po shkonim në makinë në Patos dhe bëmë aksident. Djegiet me cigare i kam bërë vetë.
Edhe Rrexhepi i ka bërë vetë djegie me cigare në dorë. Sa herë ziheshim nga inati digjnim veten” – tha Xhisiela.
A i kanë bërë presion?
“Jo. Nuk kam pasur kërcënim. Nuk jam e kërcënuar. Nuk jam dhunuar. Vetëm për një inat e sipër është bërë gjithë ky shou mediatik. Nuk është e vërtetë që më ka dhunuar. Më ka qëlluar vetëm një herë me shpullë. E di që kam bërë kallëzim të rremë. Do të marr përsipër pasojat sepse janë përmendur emrat e shumë njerëzve të pafajshëm si babai i Rrexhepit” – tha Xhisiela.









