• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rregullat e reja për patentat/ Tarifat dhe pyetësori i ri për lejedrejtimi të kategorive …

09/03/2018
Rregullat e reja për patentat/ Tarifat dhe pyetësori i ri për lejedrejtimi të kategorive …

Qytetarët që dua të pajisen me leje drejtimi për automjete do të përballen me rregulla të reja, që kanë hyrë në fuqi nga data 1 mars. Rregullat e reja përfshijnë lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, dhe B, i hartuar nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Në bazë të Udhëzimit të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, personat e interesuar e fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti rrugor, kur u përgjigjen në mënyrë korrekte jo me pak se 90% të pyetjeve që përmban testi. Zyra përkatëse e DRSHTRR-së, pas dorëzimit të dokumenteve nga përfaqësuesi i autoshkollës, miraton regjistrimin e kandidatit në kursin e përgatitjes teorike pasi shqyrton plotësimin e kritereve si kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale dhe të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi.

Kandidati duhet të të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të lejedrejtimit që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet siç parashikohet në Lidhjen 2 të Udhëzimi Nr. 682/4, datë 1.4.2017 dhe të të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër. Sipas udhëzimi kandidati që do të pajiset me leje drejtimi të mos jetë në proçes përgatitje praktike për asnjë kategori tjetër, përveç kategorisë A1, A2 dhe A si dhe të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr, shkruan GSH.

DRSHTRR lëshon Autorizimin e praktikës së kandidatit, me kërkesë të autoshkollës. Kërkesa mund të bëhet me shkrim ose në rrugë elektronike.

Autorizimi lëshohet pasi shqyrtohet plotësimi i kritereve si më poshtë: të ketë teori të vlefshme ose të ketë dorëzuar dokumentet e nevojshme; të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale; të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi; të jetë i pajisur me lejedrejtimin e duhur që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet; të mos jetë në proces përgatitje praktike për kategori tjetër; të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Duke filluar nga data 16 Prill 2015 të gjithë mbajtësit e lejedrejtimit kanë një total prej 20 pikësh. Çdo lejedrejtimi e lëshuar për herë të parë pas kësaj date, ka një total prej 20 pikësh, që regjistrohet në datën e lëshimit të lejedrejtimit. Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit, brenda 2 vitesh nuk bën ndonjë nga shkeljet për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, atëherë sasia e pikëve rritet me 2 pikë, për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh. Në rast se sasia e pikëve është më pak se 20, dhe mbajtësi i lejedrejtimit nuk kryen ndonjë nga shkeljet, për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, për 2 vjet, atëherë sasia e pikëve bëhet 20.

Komunikimi i të dhënave, për zbritjen e pikëve dhe heqjes së lejedrejtimit, ndërmjet organeve të policisë dhe DPSHTRR, kryhet në mënyrë telematike (elektronike) dhe me anë të shkresave zyrtare. Kur sasia e pikëve zerohet, ose kur brenda vitit bëhen 3 shkelje, secila me të paktën 5 pikë, atëherë qytetari do t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik. Rifitimi i pikëve, me anë të provimit të kualifikimit teorik, është i vlefshëm pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit.

Tarifat për kategoritë reja të lejes së drejtimit

a) për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë;

b) për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë

c) për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë

ç) për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë

d) për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al