• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rregulli për aktivizimin e lojtarëve të rinj, Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

28/07/2026
Trajneri Bushi: Sllovenia & Italia kundërshtarë me shumë kualitet, do të luftojmë për gjithçka

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rregullin për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare, i cili do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027. Vendimi synon t’u japë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj, të forcojë rolin e akademive dhe të krijojë një bazë më të gjerë për ekipet kombëtare.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, e vlerësoi këtë vendim si një hap strategjik për zhvillimin e futbollit shqiptar, duke theksuar se ai do të sjellë përfitime si për klubet, ashtu edhe për ekipet kombëtare.

“Mendoj se është një vendim i mirëmenduar, një vendim strategjik që ndihmon klubet, të rinjtë, akademitë dhe, patjetër, edhe Federatën e Futbollit. Mendoj se tani klubet kanë një motiv edhe më të madh për ta kthyer vëmendjen nga akademitë dhe për t’i stërvitur sa më mirë lojtarët e rinj, sepse nuk mjafton vetëm një lojtar për të qenë në fushë. Duhet të kesh edhe dy ose tre të tjerë në pankinë, pasi në momentin që dëmtohet njëri, duhet të aktivizosh një tjetër”, u shpreh Bushi.

Sipas trajnerit të Kombëtares U-21, kjo është një nismë që është diskutuar prej kohësh mes FSHF-së dhe klubeve.

“Kjo nismë është menduar prej kohësh nga FSHF-ja dhe, në bashkëpunim me klubet, këtë vit u mor vendimi për ta zbatuar.”

Bushi solli edhe shembuj nga vende të tjera që kanë aplikuar politika të ngjashme, duke theksuar se rezultatet janë të dukshme në zhvillimin e futbollistëve të rinj.

“Në fakt, këtë rregull e kanë edhe disa federata të tjera, të cilat ne i kemi parë dhe studiuar më parë, si Rumania, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Nëse shikon ekipet e tyre U-21, por edhe ekipet e moshave, do të vësh re se kanë shumë lojtarë të dalë nga kampionatet e tyre. Kjo ndodh pikërisht sepse është një avantazh i madh që çdo ekip të ketë dy lojtarë të rinj në dispozicion, një në fushë dhe një në stol. Është një luks për çdo trajner të ketë një lojtar me minuta në këmbë dhe mundësi për të bërë zgjedhje cilësore.”

Trajneri i kuqezinjve U-21 theksoi se përfitimet nuk do të jenë vetëm sportive, por edhe ekonomike për klubet shqiptare.

“Njëkohësisht, kjo ndihmon edhe klubet nga ana financiare, sepse një lojtar 18-vjeçar, në momentin që luan rregullisht në formacion, në një kampionat cilësor si kampionati shqiptar, i cili vitet e fundit ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe ka transferuar shumë futbollistë jashtë vendit, mund t’i sjellë përfitime të konsiderueshme klubit. Nesër ose pasnesër, një lojtar mund të arrijë nivelin e Hysajt apo Brojës; futbolli gjithmonë sjell surpriza.”

Duke folur për shembuj konkretë, Bushi përmendi sulmuesin Vedat Muriqi si një rast që tregon se sa shumë mund të evoluojë karriera e një futbollisti.

“Mjafton të kujtojmë se nga kampionati shqiptar kanë dalë shumë futbollistë cilësorë, të cilët sot luajnë në nivelet më të larta të futbollit europian. Mund të marr si shembull Muriqin, i cili në Shqipëri ishte në nivele mesatare, ndërsa sot është një lojtar me vlerë shumë të lartë në treg.”

Në përfundim, Bushi u shpreh optimist se rregulli i ri do të japë rezultate të rëndësishme, edhe pse jo menjëherë.

“Jemi shumë të lumtur që është marrë ky vendim. Mendoj se do të ketë një ndikim shumë pozitiv, sepse është një nismë e jashtëzakonshme. Ndoshta në fillim nuk do të japë rezultate të menjëhershme për klubet, pasi duhet kohë për të punuar dhe për të ndërtuar këtë proces. Megjithatë, në afatgjatë, klubet do të kenë të ardhura më të mëdha dhe përfitime të shumta nga ky vendim.”

Related Posts

Zyrtare/ Zinedine Zidane trajneri i ri i Francës, ish mesfushori merr vendin e Deschamps te “Gjelat”
Sport

Zyrtare/ Zinedine Zidane trajneri i ri i Francës, ish mesfushori merr vendin e Deschamps te “Gjelat”

28/07/2026
Inter mbyll marrëveshjen me John Stones, ish mbrojtësi i Manchester City-t do të firmosë për 2 sezone me zikaltrit
Sport

Inter mbyll marrëveshjen me John Stones, ish mbrojtësi i Manchester City-t do të firmosë për 2 sezone me zikaltrit

28/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
Celje, trajneri para Egnatias: Jemi gati, duam fitoren
Sport

Celje, trajneri para Egnatias: Jemi gati, duam fitoren

27/07/2026
Partizani afron një mbrojtës, vjen zyrtarizimi
Sport

Partizani afron një mbrojtës, vjen zyrtarizimi

27/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri Bushi: Sllovenia & Italia kundërshtarë me shumë kualitet, do të luftojmë për gjithçka

Rregulli për aktivizimin e lojtarëve të rinj, Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

28/07/2026
Zyrtare/ Zinedine Zidane trajneri i ri i Francës, ish mesfushori merr vendin e Deschamps te “Gjelat”

Zyrtare/ Zinedine Zidane trajneri i ri i Francës, ish mesfushori merr vendin e Deschamps te “Gjelat”

28/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al