• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rregullorja e re e Pazarit të Gjirokastrës, zbardhet letra e kryetarit të bashkisë për bizneset

14/06/2022
Rregullorja e re e Pazarit të Gjirokastrës, zbardhet letra e kryetarit të bashkisë për bizneset

Kryebashkiaku i Gjirokastrës iu ka nisur një letër bizneseve që ushtrojnë aktivitet në zonën e Pazarit, ku i kërkon të mos zënë hapësirat publike për ekspozimin e produkteve të tyre. Mes të tjerash ai njofton edhe hyrjen në fuqi të Rregullores për këtë zonë, ku ndër të tjera janë parashikuar edhe gjoba të ndryshme. Argjirolajm.net sjell më poshtë letrën e plotë të Flamur Golemit.

Me urimin për një sezon turistik të mbarë dhe falënderimin për kontributin tënd të jashtëzakonshëm në zhvillimin e ekonomisë, punësimin dhe promovimin e Gjirokastrës në sytë qindra mijëra turistëve, përmes produkteve dhe shërbimit që ju ofroni, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj miratimin në Këshillin Bashkiak të Rregullores për Pazarin Karakteristik.

Është një dokument sipas modeleve më të mira që kanë edhe vende të tjera brenda e jashtë vendit, që rregullon veprimtarinë e operatorëve të biznesit në një zonë të veçantë sikundër është Pazari i Gjirokastrës.

Qëllimi nuk është kurrsesi të vështirësojmë punën e biznesit, të cilën unë e çmoj shumë dhe ndaj bindjen e thellë se pa kontributin tuaj Gjirokastra nuk do të sillte këtë vlerë të shtuar në turizmin shqiptar që ka sot. Por për të ruajtur origjinalitetin dhe fizionominë unike të Pazarit në çdo kohë të ditës dhe stinë të vitit, lipset që secili nga ju të zbatojë këtë Rregullore të hartuar pas një konsultimi të gjerë pikë së pari me ju vetë si grup interesi.

E mirëkuptoj plotësisht qëllimin tuaj legjitim për të fituar më shumë dhe për t’u shpërblyer me punën që bëni. Çfarë është e pajustifikueshme lidhet me rastet kur një pjesë e konsiderueshme e bizneseve në këtë zonë nuk respektojnë hapësirat e përcaktuara për të ekspozuar produktet e tyre. Estetikisht kjo tendencë nuk sjell asnjë vlerë të shtuar për vizitorët nëse ju mbuloni krejt fasadat me produktet tuaja.

Përkundrazi kjo mënyrë na kthen mbrapsht në kujtesën tonë kolektive imazhet e kaosit që mbizotëronte në Pazar përpara se të restaurohej dhe bëhet pengesë në nja plan afatgjatë e vizionit tonë për ngritjen e turizmit në Gjirokastër në një nivel tjetër. Ato imazhe duhet t’ia lemë së shkuarës si dëshmia më e keqe e asaj që nuk duhet të jetë me kurrë ky xhevahir i trashëgimisë tonë kulturore.

Rregullorja që kemi miratuar adreson qartë çdo problem dhe garanton funksionalitet për të gjitha bizneset e kësaj zone. Zbatimi i saj nga ana juaj këtej e tutje nuk është më një çështje dëshire, por duhet konsideruar pashmangshmërisht si një ligj që ka edhe shtrëngimet e veta. Nuk është qëllim ne vetvete të penalizojmë asnjë prej jush për shkelje të kësaj Rregullore, por në çdo rast që Policia Bashkiake do të konstatojë moszbatim të saj nga subjekte të ndryshme, do të aplikohen masat shtrënguese përkatëse.

Pas takimit që patëm së bashku lidhur me këtë çështje, vlerësova se edhe kjo letër është një thirrje shtesë për të zbatuar këtë Rregullore, e cila kontribuon në këtë mënyrë në ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët, që siç na e kanë lënë trashëgim të parët tanë, ne kemi detyrimin të mos e tjetërsojmë për asnjë moment dhe për asgjë. Me bindjen se mirëkuptimi juaj dhe përkushtimi i lartë në përmbushjen e këtij detyrimi nuk do të mungojnë , ju uroj punë të mbarë në vazhdimësi.

Related Posts

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Dogji metalet në biznesin e tij duke shkaktuar ndotje, nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër

05/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

05/03/2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
Kryesore

Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

05/03/2026
Qeveria bën gati një tjetër rritje të taksës mbi naftën, pritet shtrenjtim i çmimit
Kryesore

Lufta në Lindjen e Mesme, nis rritja e çmimit të naftës edhe në Shqipëri

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al