• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rreziku nga tërmetet, ja 6 kushtet që duhet të plotësojnë banesat

24/09/2019
Rreziku nga tërmetet, ja 6 kushtet që duhet të plotësojnë banesat

Sipas informacionit që aktualisht është në dispozicion nga agjencitë dhe institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zhvillimet sizmiologjikë në mbarë globin, gati gjysma e territorit në vendin tonë (shih hartën më poshtë) karakterizohet nga një rrezik i lartë për tërmetet.

Sipas përkufizimit të Departamentit të Shkencës në Kombet e Bashkuara rreziku i lartë nga tërmeti do të thotë që ekziston më shumë se një 20% mundësia për lëkundje potenciale në 50 vitet e ardhshme.

Bazuar në këtë informacion, ndikimi i tërmetit duhet të merret në konsideratë në të gjitha fazat e projektit, të një objekti veçanërisht gjatë projektimit dhe ndërtimit. Vendimet e planifikimit të projektit, hartimi i projektit dhe metodat e ndërtimit duhet të marrin parasysh nivelin e rrezikut nga tërmeti.

Sipas studimeve vendase të Universitetit Politeknik të Tiranës janë 6 karakteristika që një objekt kur ndërtohet duhet të përmbushë për mbrojtjen nga tërmeti.

Në Shqipëri inxhinieret e ndërtimit janë të aftë të diagnostikojnë një ndërtesë nëse i reziston ose jo tërmetit në bazë të kritereve të mëposhtme

Parimet udhëzuese që përcaktojnë këtë projektim kundrejt rrezikut sizmik janë:

1-Thjeshtësia strukturore

Thjeshtësia strukturore, që karakterizohet nga ekzistenca e rrugë – kalimeve të qarta dhe të drejtpërdrejta për transmetimin e forcave sizmike.

2-Uniformiteti dhe simetria

Uniformiteti karakterizohet nga një shpërndarje uniforme e elementëve strukturorë, i cili, nëse realizohet në planimetri, lejon transmetim të shkurtër dhe të drejtpërdrejte të forcave inerciale të shfaqura në masat e shpërndara të ndërtesës. Uniformiteti në zhvillimin e strukturës në lartësi të ndërtesës është gjithashtu i rëndësishëm, përderisa ai tenton të eliminojë shfaqjen e zonave të ndjeshme ku përqendrime të ndërprerjeve mund të shkaktojnë shembje në mënyrë të parakohshme.

3-Rezistenca dhe ngurtësia sipas të dy drejtimeve

Lëvizja sizmike horizontale është një fenomen që shfaqet sipas dy drejtimeve. Struktura e ndërtesës duhet të jetë në gjendje t’u rezistojë veprimeve horizontale sipas çdo drejtimi.

4-Rezistenca dhe ngurtësia përdredhëse

Përveç rezistencës dhe ngurtësisë anësore do të duhet që strukturat e ndërtesave të kenë rezistencë dhe ngurtësi të përshtatshme përdredhëse, me qëllim që të kufizohet shfaqja e lëvizjeve përdredhëse te cilat tentojnë t’i sforcojnë elementët e ndryshëm strukturorë në mënyrë jo uniformë.

5-Sjellja diafragmatike në nivelin e katit

Mbulesat e ndërkateve veprojnë si diafragma horizontale që mbledhin dhe transmetojnë forca inerciale në sistemet strukturore vertikale dhe sigurojnë atë që këto sisteme të veprojnë së bashku për t’i rezistuar veprimit sizmik horizontal. Veprimi i mbulesave të ndërkateve si diafragma është veçanërisht i rëndësishëm në rastet e planimetrive komplekse dhe jouniforme të sistemeve strukturore vertikale, ose kur përdoren së bashku sisteme me karakteristika të ndryshme deformueshmërie horizontale.

6-Themelet e përshtatshme

Në këndvështrimin e veprimit sizmik, projektimi dhe ndërtimi i themeleve dhe i lidhjeve me strukturën sipër tyre duhet të sigurojnë atë që e gjithë ndërtesa t’i nënshtrohet një veprimi uniform sizmik. /Monitor/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al