• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëzimi i Markezit, Gibernau: Nuk e përdorte krahun e djathtë

14/05/2026
Rrëzimi i Markezit, Gibernau: Nuk e përdorte krahun e djathtë

Mark Markez po kalon një periudhë shumë të vështirë në sezonin e MotoGP-së. Pas një fundjave të komplikuar në Çmimin e Madh të Francës në Lë Mansh, piloti spanjoll u detyrua të tërhiqet për shkak të problemeve fizike dhe nuk do të marrë pjesë as në garën e Katalonjës. Edhe pse tregoi shpejtësinë e tij me rekordin e pistës në kualifikuese dhe nisjen nga rreshti i parë, një aksident i frikshëm në garën Sprint i solli dëmtimin e radhës kampionët në fuqi të botës.

Piloti spanjoll tregoi potencialin e tij në Lë Mans me rekordin e pistës dhe nisjen nga rreshti i parë, por një aksident në garën Sprint ia mbylli para kohë fundjavën, ndërsa do ta mbajë jashtë edhe nga Çmimi i Madh i Barcelonës. Ish-piloti i MotoGP-së, Sete Gibernau, dha një analizë të fortë për situatën e Markez. “Nëse e sheh gjatë gjithë sezonit, ai nuk e përdorte krahun e djathtë. Kjo u pa qartë edhe në sprintin e Lë Manshit. Nuk mund të mbështetej te krahu dhe në momentin e rrëzimit nuk reagoi”, deklaroi Gibernau.

Sipas tij, Markez ka garuar për muaj të tërë në kushte shumë delikate, duke u përpjekur të kompensojë problemet fizike me talentin dhe eksperiencën e tij. “Ai gjithmonë ka qenë në gjendje t’i mbulojë këto probleme, por këtë herë situata ishte ndryshe dhe operacioni ishte i domosdoshëm”, shtoi ishnënkampioni i botës. Markez tashmë do të fokusohet te rikuperimi dhe synon të rikthehet në Muxhelo. Megjithatë, diferenca në kampionat është rritur ndjeshëm dhe askush nuk mund të parashikojë se kur ai do të jetë sërish në formën e tij më të mirë. Për momentin, prioriteti kryesor mbetet rikthimi fizik dhe shëndeti i pilotit spanjoll.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Sport

E ardhmja e Flick, shumë shpejt zyrtare te Barcelona

14/05/2026
Teuta–Pogradeci, dueli kthehet pas 14 vitesh! Në “Niko Dovana” do të luhet për Superioren
Sport

Teuta–Pogradeci, dueli kthehet pas 14 vitesh! Në “Niko Dovana” do të luhet për Superioren

14/05/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Formula 1 kërkon rikthimin e garave të pezulluara
Sport

Lufta në Lindjen e Mesme, Formula 1 kërkon rikthimin e garave të pezulluara

14/05/2026
Finalja e Botërorit si Super Bowl, tre gjigantë të muzikës globale do të dhurojnë spektakël si kurrë më parë
Sport

Finalja e Botërorit si Super Bowl, tre gjigantë të muzikës globale do të dhurojnë spektakël si kurrë më parë

14/05/2026
Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së katërt – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga Ahmataj, Shkëmbi e Josa te pista e huaj. Skënderbeu hap “audicionet” për trajnerin e elitës

14/05/2026
Ilir Daja kërkoi të ndryshohet për vitin tjetër, “asist” për Vllazninë para Final Four
Sport

Ilir Daja kërkoi të ndryshohet për vitin tjetër, “asist” për Vllazninë para Final Four

14/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E ardhmja e Flick, shumë shpejt zyrtare te Barcelona

14/05/2026
Teuta–Pogradeci, dueli kthehet pas 14 vitesh! Në “Niko Dovana” do të luhet për Superioren

Teuta–Pogradeci, dueli kthehet pas 14 vitesh! Në “Niko Dovana” do të luhet për Superioren

14/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al