Një sherr i çastit në Gjirokastër ka degjeneruar në përdorimin e forcës fizike nga ku një shtetas ka përfunduar në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Policia në një informacion paraprak bën me dije se në vendin e quajtur Ish Agjensia e Udhëtarëve Gjirokastër shtetasi E.B, 39 vjeç, banues në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë.
“Shtetasi Xh.H., u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.
Shtetasi E.B., është larguar nga vendi i ngjarjes, ku menjëherë sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Nga bashkëpunimi midis Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Komisariatit të Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e këtij shtetasi, i cili po shoqërohet për në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për të vijuar procedurat e mëtejshme”, thanë blutë.