Një 35-vjeçar në Sarandë ka rrahur një të moshuar. Policia thotë se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.S., vjeç 35, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Adem Sheme”, Sarandë, ka goditur me grusht dhe sende të forta, shtetasin Z.Ç., vjeç 74, banues në Sarandë. Motivet e sherrit nuk bëhen me dije nga policia.
© ArgjiroLajm.net