• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët!” Corriere: Zbehet Shqipëria, pushuesit i kthehen Puglia-s

18/07/2025
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja

Duket se “efekti Shqipëri”, në formatin e turizmit bregdetar, nuk ka më të njëjtën tërheqje. Ose më saktë, nuk po josh më atë kategori turistësh italianë që gjatë tre viteve të fundit e kishin konsideruar Shqipërinë një destinacion ekonomik për pushimet e verës përtej Adriatikut.

“Për të qenë të sinqertë – shpjegon Michele Viola, drejtues i agjencisë turistike Goodays – që në fund të sezonit të kaluar vumë re se filloi rënia. Një prirje që këtë vit, në 2025, është bërë shumë më e dukshme: kemi shumë pak kërkesa për pushime në bregdetin shqiptar, ndërsa grupet e organizuara po orientohen drejt alternativave të tjera”.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie në Bari, fluksi i turistëve italianë drejt Shqipërisë ka rënë ndjeshëm krahasuar me tre vite më parë, kur pati një rritje prej 30% falë përfitimeve ekonomike dhe bukurive natyrore.

“Duhet thënë troç – vijon Viola – se të ardhurat e familjeve italiane po tkurren në mënyrë të vazhdueshme dhe organizimi i pushimeve është gjithnjë e më i vështirë. Më parë, Shqipëria ofronte një raport të favorshëm mes çmimit dhe shërbimit, por sot kjo baraspeshë nuk ekziston më. Rezervimet janë më pak se gjysma e atyre që kishim tre vjet më parë.

Agjencia jonë po orienton punën drejt tureve të organizuara në destinacione si Egjipti, Dubai apo Spanja, dhe falë kësaj strategjie, qarkullimi ynë është rritur. Ndërsa ata që nuk zgjedhin të udhëtojnë jashtë vendit, preferojnë të qëndrojnë në Puglia dhe të shfrytëzojnë fundjavat në destinacione bregdetare duke përdorur strukturat Bed & Breakfast”.

Sipas Massimo Salomone, koordinator i sektorit të turizmit në Confindustria Puglia dhe president i degës në Bari dhe BAT, “Shqipëria ka shënuar padyshim rritje si destinacion, falë investimeve të shpejta infrastrukturore dhe një burokracie më fleksibël, por lidhja e saj me konceptin e turizmit të lirë shpesh është e gabuar.

Ka elementë të ofertës turistike shqiptare që kërkojnë kujdes, si cilësia e shërbimeve, transparenca në çmime dhe niveli i përgjithshëm i ofertës – siç janë raportuar nga shumë turistë italianë. Qëllimi ynë nuk është të thellojmë konkurrencën, por të ndërtojmë sinergji pozitive.

Shqipëria dhe Puglia ndajnë të njëjtin det dhe trashëgimi kulturore, që mund të shërbejë si bazë për projekte të përbashkëta në fushën e turizmit dhe infrastrukturës. Megjithatë, duhet theksuar se Italia, dhe veçanërisht Puglia, mbetet një destinacion shumë i dashur për turistët italianë”.

Në përfundim, problemi qëndron tek rritja e kostove që prek shtresën e mesme.

“Ajo pjesë e klientelës që më parë ishte e gatshme të pranonte shërbime jo shumë të sofistikuara në këmbim të një çmimi të leverdisshëm – përfundon Piero Innocenti, zëvendëspresident i Fiavet Puglia – sot nuk gjen më arsye për të shkuar në Shqipëri, sepse nuk e ndjen më përfitimin.

Mesa duket, tarifat në Shqipëri janë rritur dhe kjo po i pengon pushuesit. E njëjta gjë po ndodh edhe në Kroaci dhe Mal të Zi, ndërsa Greqia ende po qëndron mirë.

Ndërkohë, segmenti i udhëtimeve me kroçerë po performon mirë, edhe gjatë muajve shtator dhe tetor. Sa për Puglian? Sektori po ecën me ritmet e njëjta si viti i kaluar, dhe lidhjet ajrore ndërkombëtare po ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të turizmit në rajon”./ Corriere della sera, marrë nga Monitor

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al