Socialistët në Gjirokastër kanë ndryshuar ditët e fundit dy drejtues të institucioneve publike. Edi Sinojmeri i cili ka qenë deri më tani drejtor i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor është emëruar drejtues i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (ish Drejtoria e Shëndetit Publik). Shpëtim Novi i cili ka qenë deri më tani drejtues i këtij institucioni, është emëruar në krye të spitalit rajonal “Omer Nishani” pas dorëheqjes së Sokol Ferunit. Spitali i Gjirokastrës përvec mungesës së disa mjekëve specialistë është në gjendje të keqe nga ana infrastrukturore. Rikonstruksioni i fundit i tij është kryer në vitin 2009.