• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rudina Xhunga hap zemrën për betejën e nënës me demencën: ‘Më pyeti si jam pas 13 vitesh!’

12/12/2025
Rudina Xhunga hap zemrën për betejën e nënës me demencën: ‘Më pyeti si jam pas 13 vitesh!’

Një nga figurat më të njohura të gazetarisë shqiptare, Rudina Xhunga, ka ndarë së fundi një dëshmi të thellë personale dhe prekëse mbi përballjen e saj të përditshme me demencën e nënës. Në një rrëfim të sinqertë, ajo tregoi sfidat emocionale, dhimbjen, por edhe forcën e jashtëzakonshme që kërkon kujdesi për një prind me një formë demence që “vjen dhe ikën”. Xhunga foli për momentet e rralla kur nëna e saj arrin ta pyesë “si je?”, një pyetje që pas 13 vitesh mori peshën e një mrekullie. Ajo denoncoi edhe paragjykimin shoqëror, turpin dhe mënyrën se si trajtohen personat me çrregullime të kujtesës, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë t’ua mohojë dinjitetin apo lirinë.


Intervista e plotë; 

Mami im është me demencë! Është një lloj demence fluturake, që vjen dhe ikën, nuk rri gjithmonë aty. Dhe mami nuk ka një harresë që të më harrojë. Ajo ka më tepër harresë për nevojat e mia por jo për mua. Për shembull përpara dy ditësh, më tha: “Ti si je?”, dhe unë fillova të qaja sepse thashë pas 13 vitesh më pyeti si je. Në fakt ajo s’më pyet më si jam, do të dijë vetëm si është ajo dhe në fakt ky është një mundim i madh. I thashë: “S’jam mirë, kam këtë problem”, “Epo se s’ke mama që të të pyesë se si je prandaj”-më tha! Sepse ne të gjithë duam që të na pyesin po kush na e ka ngenë?! Goca ka probleme, burri ka gjithmonë probleme dhe vetëm nëna mund të të pyesi.  Por parafytyro një nënë me demencë që nuk të pyet dot, sa e vështirë është jeta për ty…

Kështu që kur ajo më pyeti “si je”, unë mora urgjencën për herë të katërt që ajo të rrinte në jetë edhe pse është shumë e vështirë.

Duhet të mësohesh, e para të mos kesh turp! Sepse turpi është një gjë që të bllokon dhe e burgos të sëmurin. Për turp unë do e kisha mbyllur mamin tim brenda që mos të dilte nga liqeni, po mami im do vdiste po të mos dilte nga liqeni! Dhe njëherë nga liqeni e gjeti një kolege, një gazetare, një gocë e re ose e madhe, nuk e di pse e bënë dhe e intervistuan. Dhe ajo tha nga ato gjërat që thotë një njeri me demencë. Dhe ata e nxorrën! Thashë sa turp! Dhe ajo u tha: Jam nëna e Rudina Xhungës. Dhe ata u gëzuan dhe e bënë pikërisht për këtë gjë. Po kjo është shumë e rëndë. Dhe pastaj po më thonin: “Ok mami s’duhet të dali”, po si, ta vras unë mamin tim që ata të mos tallen me mua? Le të tallen sepse s’ka asnjë problem. Ajo ka nevojë të dalë dhe do dali!

 

 

Related Posts

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur

12/10/2026
Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar

11/10/2026
Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!
Kryesore

Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!

05/10/2026
Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
Kryesore

Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem

03/10/2026
Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al