• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Rusofobë”, Mattarella dhe dy ministra italianë në listën e zezë të Kremlinit

30/07/2025
“Rusofobë”, Mattarella dhe dy ministra italianë në listën e zezë të Kremlinit

“Shembuj të manifestimeve të rusofobisë“, kështu quhet seksioni i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, që në fakt është një listë e mirëfilltë e personave të shpallur si “armiq” të Federatës Ruse.
Ndër ta figuron edhe presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, së bashku me ministrin e Jashtëm Antonio Tajani dhe ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto. Ministria e Punëve të Jashtme italiane ka thirrur për sqarime ambasadorin rus në Itali, Aleksej Paramonov.
Corriere della Sera shkruan se në qendër të akuzave janë deklaratat zyrtare të bëra në institucione shtetërore, ku denoncohet agresioni rus ndaj Ukrainës.
Për presidentin Mattarella përmenden dy citime: një pjesë nga leksioni i mbajtur këtë vit në Universitetin e Marsejës, ku ai e krahasoi pushtimin e Ukrainës me projektin e Rajhut të Tretë, dhe fjalimi i mbajtur vitin e kaluar me rastin e 80-vjetorit të betejës së Montecassinës, ku Mattarella kujtoi “tragjedinë çnjerëzore të popullit ukrainas” dhe angazhimin për mbrojtjen e paqes, lirisë dhe shtetit të së drejtës.
Për vitin 2024, në listë përfshihen edhe dy deklarata të dhëna për gazetën Il Messaggero nga Tajani dhe Crosetto. I pari kishte shprehur dëshirën që flamujt ukrainas të ishin të pranishëm në manifestimin e 25 Prillit, ndërsa i dyti kishte deklaruar se Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën.
Janë deklarata politike, pa asnjë thirrje për dhunë, që nuk duhet të keqinterpretohen si shenja të një armiqësie të hapur.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al