• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sa infermierë me diplomë ‘Kristali’ janë në spitalin e Gjirokastrës?

23/07/2018
Spitali i Gjirokastrës, regjistrohen dy raste të pickimit nga gjarpri, frikë nga merimanga e zezë

Mimoza Moçka nuk është infermierja e vetme që nuk po rimerr një licencë nga Urdhëri i Infermierëve të Shqipërisë. Ajo thjesht dha alarmin për një problem me përmasa shumëfish më të mëdha.

“Mund të jenë 300, mund të jenë 400, por që nuk humbasin vendin e tyre të punës. Nuk humbasin anëtarësinë, por humbasin nivelin: nga arsim i lartë, në arsim i mesëm”, shprehet Sabri Skënderi, President i Urdhrit të Infermierit.

Mimoza Moçka, infermiere me përvojë mbi 30-vjeçare, ka dorëzuar pranë Urdhërit të Infermierit dy diploma të marra nga universiteti privat “Kristal”. Njëra është lëshuar në 2008 dhe tjetra në 2010. Në mes qëndron viti 2009, kur infermieria tek universiteti “Kristal” u akreditua.

“Në 2015, Ministria e Arsimit tha se të gjitha diplomat e lëshuara nga institucione arsimore private para marrjes së akreditimit janë të pavlefshme”, shpjegon Skënderi.

Mimoza është licencuar dy herë me diplomën e “Kristalit” të vitit 2008. Licencimi për herë të tretë ka ngecur. Presidenti i Urdhrit të Infermierit deklaron: “Nuk na falet që të gabojmë për së dyti”.

Zgjidhjen këtij ngërçi pritet t’ia japë Ministria e Arsimit: “I jemi drejtuar me një shkresë. Ka kaluar afati me 4 ditë dhe asnjë përgjigje. Nëse nuk do të kemi asnjë përgjigje, jemi të detyruar që zonjës t’i lëshojmë një licencë me arsim të mesëm”.

Presidenti i Urdhrit të Infermierit nuk lë pa përmendur ikjen masive të infermierëve nga Shqipëria: “Janë mbi 1000 infermierë të punësuar në Gjermani deri tani. Deri në fund të vitit, mund të shkojë shifra në 1500-2000”. E gjithë kjo e ka një shpjegim: “Në Shqipëri janë 5000 infermierë pa punë dhe priten t’i shtohen edhe 2000 të tjerë të mbetur në provimin e fundit. Pra, gjithsej 7000 të papunë”./ TCh

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shërim të shpejtë – Balkanweb.com – News24

Shërim të shpejtë – Balkanweb.com – News24

29/10/2026
Ndizet alarmi i kuq, Partizani prek fundit, shifra katastrofë – Balkanweb.com – News24

Ndizet alarmi i kuq, Partizani prek fundit, shifra katastrofë

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al