• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Sa më shpejt të largohet Ronaldo, aq më mirë”

25/08/2021
Ronaldo mund të shkojë te Manchester City

Ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, thotë se Cristiano Ronaldo po pengon përpjekjet e klubit për të fituar titullin e Serie A dhe dëshiron që ai të shitet para mbylljes së merkatos së verës. Ylli portugez iu bashkua bardhezinjve nga Real Madridi për 100 milion eurosh përpara sezonit 2018-2019 dhe nënshkroi një kontratë fitimprurëse 4-vjeçare.
Ai tani është në vitin e fundit të asaj marrëveshje dhe largimi nga klubi torinez është në diskutim. Sulmuesi thuhet se kërkoi të rrinte në stol gjatë barazimit 2-2 të Juves në Serie A me Udinese, të dielën, dhe se është i gatshëm për një lëvizje te Manchester City. Gigli mendon se klubi i tij i vjetër do të bënte mirë të shpëtonte nga ky lojtar.
Ish-presidenti i Juves midis viteve 2006 dhe 2009, i tha “SerieANews”: “Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë: nënshkrimi me Ronaldon ishte një gabim. Është e pamundur ta rikuperosh investimin për të dhe do të jetë kështu. Ai është një lojtar i madh, por duhet të jem i sinqertë, sa më shpejt të largohet, aq më mirë për të dhe për Juventusin.
Shpresoj se Massimiliano Allegri do të vazhdojë ta përdorë atë siç bëri kundër Udinese. Kjo do të thotë, me inteligjencë dhe kur loja është në progres. Ronaldo pengon sulmin e Juventusit. Pa të, ata mund të bëjnë gjëra të shkëlqyera në aspektin kolektiv.”
Trajneri i Juves, Allegri, ndërkohë është ende i bindur se Ronaldo nuk do të largohet këtë merkato. Ai u tha gazetarëve javën e kaluar: “Ronaldo është një bonus shtesë për ne, sepse garanton një numër të madh golash. Natyrisht, ne gjithashtu duhet të punojmë si ekip për të nxjerrë më të mirën nga një individ. Ai gjithmonë është stërvitur mirë, i lexova thashethemet në gazeta. Ronaldo kurrë nuk na tha se donte të largohej. Përkundrazi, ai më tha se do të qëndrojë te Juventusi”.

Related Posts

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi
Sport

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24
Sport

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24
Sport

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi
Sport

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

07/11/2026
VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët
Sport

VIDEO/ Arsenal vuan ndaj Hull Cityt, por merr 3 pikët

07/11/2026
VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern
Sport

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Bundesligë, “buzëqeshin” Dortmund dhe Bayern

07/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al