Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dërgua mesditën e sotme në burgun e sigurisë së lartë në Fier, pas vendimit të Drejtorisë së Burgjeve.
Me poshte jane pamjet nga momenti kur Tahiri transferohet në ambientet e burgut i shoqëruar nga 4 motorë të policisë, një automjet i patrullës dhe furgoni i burgjeve ku ndodhej edhe vetë ish-ministri.
Saimir Tahiri do të qëndrojë vetëm në një nga qelitë e këtij burgu. Ish-ministri i Brendshëm u dënua nga Apeli i GJKKO me 3.4 vite burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Pas shpalljes së dënimit, Tahiri u dërgua në burgun 313 në kryeqytet, ku qëndroi i izoluar nga të paraburgosurit e tjerë për arsye sigurie.