Qëllohet nga persona të maskuar në rrugicën e lagjes Artan Dauti 48 vjec.
Dauti kishte 3 ditë që kishe ardhur në Shqipëri për të takuar familjarët pasi jeton me familjen prej vitesh në Itali.
Dauti është qëlluar sapo ka dalë nga automjeti i tij, ndërsa është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Artan Dauti ka qenë shef i SHIK-ut në Berat në vitet 93-96.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi.









