• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sarajet 1821, hapet hoteli më ri në Gjirokastër (FOTO)

26/06/2023
hotel sarajet 1821, gjirokaster, turizem, akomodim, hotel i ri, investim

Ndërkohë që këto ditë të Festivalit Folklorik Kombëtar, të sigurosh akomodim në Gjirokastër është shumë e vështirë për shkak të fluksit të lartë të turistëve dhe festivalistëve, një hotel i ri është inaguruar dy ditë më parë. Në lagjen “Varosh” ka hapur dyert investimi më i ri në qytet, “Hotel Sarajet 1821”. Përtej faktit që i shtohet ofertës akomoduese të Gjirokastrës, hoteli ka dy elementë shumë të veçantë.

E para, ndërtesa është një shtëpi e vjetër e ndërtuar në vitin 1821 e që ka shërbyer si han deri në kohën e Luftës së Dytë Botërore. E dyta, ndërhyrja për ta shndërruar në hotel ka ruajtur autenticitetin e objektit në pjesën më të madhe të elementëve. Kanë qenë kryesisht punime restauruese me kujdesin maksimal për të ruajtur fizionominë e dikurshme të shtëpisë.

Hoteli ka 7 dhoma dhe një oda të madhe sipas stilit gjirokastrit, me kushte shumë të mira dhe në një lokacion perfekt në qytet. Druri dhe guri janë dy elementët kryesorë në punimet jashtë dhe brenda hotelit. Pritshmëritë e këtij biznesi familjar janë tejet të larta duke parë perspektivën e turizmit në Gjirokastër. Ky sezon shënon deri më tani një numër shumë më të lartë turistësh nga e gjithë bota krahasuar me vitin e shkuar. Shihni më poshtë një galeri fotosh të hotelit. ©argjiroja.net

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al