• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Saranda plot me plehra, bashkia i jep tenderin e pastrimit kompanisë së nipit të deputetit socialist (VIDEO)

24/11/2020
Aktori i Portokalli i nxjerr bojën kryetares së Bashkisë Sarandë, shihni pamjet e rrugëve me plehra (VIDEO)

Mbeturinat në Sarandë janë kthyer në shqetësim të përditshëm të banorëve. Pas shumë ankesave, bashkia ka hapur tenderin për pastrimin, ndërsa prokurimin e ka fituar kompania e nipit të Sadri Abazit. Edhe në këtë rast janë skualifikuar kompanitë në garë përveç fituesit.

Qyteti bregdetar i Sarandës, i konsideruar dhe si një ndër atraksionet kryesore të vendit tonë është nën pushtetin e mbetjeve urbane. Të shqetësuar për këtë situatë janë edhe banorët të cilët përballen çdo ditë me situatën kaotike. Institucioni nën drejtimin e Adrian Gurmës rezulton të ketë zhvilluar së fundmi pa garë procedurën për pastrimin e qytetit dhe largimin e mbetjeve me një fond limit prej 55.7 milionë lekësh për të ofruar këtë shërbim në një vit. Thirrjes i janë përgjigjur 4 operatorë ekonomikë por 3 prej tyre janë skualifikuar me argumentin se nuk plotësojnë kriteret. Në këtë mënyrë e vetmja në garë dhe automatikisht dhe fituesja ka ngelur Alko-Impex General Construcion Shpk me ofertën prej 48.4 milionë lekë.

Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, përfaqësuesi ligjor i këtij subjekti është Arbër Abazi, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Por përveç tenderave, kësaj kompanie i janë dhënë edhe koncesione. Në 23 maj të vitit 2018 Bashkia e Kamzës ka lidhur me Alko-Impex General Construcion dhe një subjekt tjetër një kontratë koncesionare për pastrimin, grumbullimin, transportimin dhe seleksionimin e mbetjeve. Me një kohëzgjatje prej 12 vitesh ajo kap vlerën e 1.3 miliardë lekëve.

Por vetëm 5 muaj më vonë Agjencia e Prokurimit Publik ka kërkuar përjashtimin për tre vjet të operatorit në fjalë pasi akuzohej se ka paraqitur dokumente me të dhëna të rreme me qëllim kualifikimin në procedurat e tenderimit. Por pas nisjes në procedurë gjyqësore të kompanisë Alko-Impex General Construcion është shfuqizuar vendimi i APP deri në përfundimin e gjyqit./ Ora

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al