Koronavirusi prek edhe Sarandën. Rasti i parë është konfirmuar ditën e sotme. Mësohet se është një ukrainase e cila ndodhej me pushime në qytetin bregdetar që ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Shtetasja ukrainase prej 7 muajsh jetonte në Tiranë. Ndërsa në Sarandë 36-vjecarja ka deklaruar se ka një apartament në pronësi të saj dhe kishte shkuar për pushime. Vijon gjurmimi i kontakteve që ka pasur ukrainasja si në Tiranë ashtu edhe në Sarandë.