Roja i një qendre të kontrollit të automjete në fshatin Vrion të Finiqit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Policia e Sarandës bën me dije se rreth orës 06:00 është konstatuar i pajetë shtetasi G.I, rreth 53 vjeç, banues në Sarandë.
Viktima është gjetur i pajetë nga kolegu i tij.
“G.I punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjete në Vrion (punonjës i policisë private), i cili është konstatuar i pajetë nga punonjësi i turnit tjetër dhe ky i fundit ka njoftuar menjëherë policinë”.
Nga kqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (infarkt).