Shkrimtari nga Saranda dhe themeluesi i televizionit “Riviera”, Agim Mato, ka ndërruar jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e konfirmon familja Mato përmes një njoftimi në Facebook.
Të nderuar miq e dashamirës me hidhërim të thellë ju njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëshortit dhe babait, tonë Agim Mato. Shpirti i tij u shua pas betejës së gjatë me një sëmundje të pashërueshme. Ceremonia mortore mbahet ditën e martë, 11 Maj 2021 ora 11:00 në varrezat publike Sarandë. Ngushëllimet priten pranë shtëpisë Funerale Bebri. Miqësisht, Familja Mato