Raste e dhunës në familje, janë të përditshme. Protagonistë në të tilla ngjarje, janë të gjithë pjesëtarët e familjes, diku viktima e diku dhunues. Në Vlorë, viktimë e dhunës së motrës së vjehrrës ka qenë nusja, ndërsa në Sarandë, nusja ka qenë më “e fortë”, aq sa ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj
“Më datë 07. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin M. T., vjeç 79, banues në Sarandë, pasi nusja e djalit, shtetësja L. T., vjeçe 34, banuese në Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””, thuhet në njoftimin e policisë.









