Sot, Drejtoria e Policisë së Shtetit ndërmori një operacion në Sarandë, duke arrestuar një efektiv policie. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Lavdosh Metaj. Ai është aktualisht efektiv i forcave “Shqiponja”. Metaj mësohet se ka qenë efektiv i Qarkullimit Rrugor. Ai jetonte prej vitesh në Sarandë, ndërsa me origjinë ishte nga Fieri. Në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokaine. Operacioni vijon ende, teksa bëhet me dije se mori pjesë edhe SHÇBA