Shkrimtari italian, Roberto Saviano, i njohur për denoncimet dhe raportimet e tij mbi mafian italiane, i cili jeton në fshehtësi dhe mbrojtje speciale për shkak të kërcënimit me vrasje nga ana e mafies, ka dhënë një intervistë për Euroneës në lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar. Në këtë intervistë, Saviano ka deklaruar se marijuana e kultivuar në Shqipëri, është një burim fitimi edhe për Shtetin Islamik. Ky pohim nuk bëhet për herë të parë.
Duke folur për këtë temë, Saviano ka thënë se “të gjitha gomonet që kalojnë mesdheun menaxhohen nga kartelet, por jo nga kartelet italiane siç mendojnë të gjithë. Mafia nuk ka gisht në këtë trafik. Janë grupet turke, libiane dhe libaneze që kanë investuar në trafikimin e njërëzve dhe Evropa nuk ka as idenë më të vogël për këtë zhvillim.
Kartelet që menaxhuan mbërritjen e sirianëve në Evropë janë të gjitha pjesë e mafies turke, e cila është e njëjta mafie që menaxhin heroinën që vjen nga Afganistani.
Shteti Islamik (SHI), Kalifati, për shembull, ka tre burime kryesore fitimi, të gjitha nga aktivitete kriminale: shantazhi ndaj bizneseve, kontrabanda e naftës dhe kontrabanda e veprave të artit. Burimi i katërt është droga—katagoni që është një lloj meta-amfetamine ose marijuana që SHI kultivon në Shqipëri.
Ne kemi zgjedhur të mos thellohemi shumë në kuptimin e situatës dhe ta lexojmë atë në mënyrë sipërfaqësore si një përplasje qytetërimesh, kur në fakt kemi të bëjmë me një përplasje mes grupeve kriminale“, deklaroi Saviano.
Shihni videon ne linkun me poshte http://www.euronews.com/2017/04/04/mafia-expert-roberto-saviano-european-leaders-won-t-admit-to-mafia