• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sekretari amerikan i Shtetit: Kina po përdor studentët dhe shoqatat e tyre për të infiltruar universitetet amerikane

10/12/2020
Sekretari amerikan i Shtetit: Kina po përdor studentët dhe shoqatat e tyre për të infiltruar universitetet amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka akuzuar Kinën se po shfrytëzon studentët dhe shoqatat studentore kineze për të infiltruar universitetet amerikane.
Në komentet të mërkurën në Institutin Teknologjik të Xhorxhias, zoti Pompeo tha se Kina po përdor institucionet akademike amerikane për të vjedhur sekrete shkencore në mënyrë që t’i shërbejë planit të saj për “hegjemoni globale”.
“Partia Komuniste Kineze e di se nuk do të na arrijë kurrë në novacione,” tha zoti Pompeo. “Prandaj ajo dërgon qindra mijëra studentë në vit për të studiuar në Shtetet e Bashkuara”.
Duke theksuar se studentët kineze janë të mirëpritur në Shtetet e Bashkuara, shefi i diplomacisë amerikane bëri thirrje për kontroll më të fortë të studentëve që vijnë në kuadër të shkëmbimeve arsimore dhe për ndalimin e grupeve studentore të lidhura me Kinën që përgjojnë aktivitetin e studentëve kinezë dhe zbatojnë axhendën e Partisë Komuniste Kineze.
Thirrjet e Sekretarit Pompeo për vigjilencë më të madhe në mjediset universitare janë të fundit në një seri sulmesh të ashpra të Uashingtonit ndaj praktikave të Pekinit.
Më 3 dhjetor, John Ratcliffe, zyrtari më i lartë amerikan për zbulimin e cilësoi Kinën si kërcënimin më të madh ndaj demokracisë dhe lirisë në botë që nga Lufta II Botërore dhe tha se Pekini duke punuar fort për të arritur dominim global.
Nën Presidentin Trump, marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të botës kanë rënë në nivelin më të ulët në dekada, pasi dy vendet janë përplasur lidhur me reagimin e autoriteteve kineze ndaj pandemisë dhe aktet ligjore të imponuara në Hong Kong.
Shtetet e Bashkuara po përgatiten të vendosin sanksione të forta ndaj mallrave kineze në një luftë të ndërsjelltë tregtare me Kinën. Po ashtu do të ketë sanksione ndaj disa zyrtarëve kinezë, të cilët Uashingtoni i akuzon se kanë luajtur rol në skualifikimin e disa anëtarëve opozitarë të legjislaturës së Hong Kongut, sipas burimeve të brendshme në administratë, shkruan Zëri i Amerikës.
Kjo masë do të prekë zyrtarë të Partisë Komuniste të Kinës, ndërkohë që administrata e Presidentit Trump vazhdon të ushtrojë presion ndaj Pekinit në javët e saj të fundit. Administrata e re amerikane do të marrë drejtimin e vendit më 20 janar 2021.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbet Botërorin, dëmtim i rëndë për Xavi Simons: Jeta është e padrejtë, më është thyer zemra

Humbet Botërorin, dëmtim i rëndë për Xavi Simons: Jeta është e padrejtë, më është thyer zemra

27/04/2026
Met Gala 2026 merr drejtues të rinj, publikohen emrat që do të udhëheqin eventin

Met Gala 2026 merr drejtues të rinj, publikohen emrat që do të udhëheqin eventin

27/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al