Kush ka thënë se nuk duhet t’i dorëzoheni aventurave seksuale që në takimin e parë? Jetojmë në mënyra të ndryshme dhe një prej tyre është pikërisht ‘one night stand’, seksi që në takimin e parë.
One night stand. Kështu quhet tani kur dikush bën seks me dikë që në takimin e parë, gjithsesi situatat nuk kanë ndryshuar. Bëhet fjalë për aventurat e një nate që mund të keni me një mashkull apo femër të panjohur që në takimin e parë. Këto takime simpatike me etiketën ‘mbaroi me kaq’, janë eksperienca seksuale tepër të forta, të gjalla, pse jo, prej tyre mund të lindin edhe dashuri të paharruara. Gjithsesi, ne ju propozojmë një guidë gati perfekte që situata të mos iu dalë nga duart, që djali apo vajza që i keni vënë syrin në banak të jetë me ju në shtrat pas pak minutash, dhe të nesërmen mes jush të ketë mbaruar gjithçka.
Aventurat e një nate
Ndodhin më së shumti gjatë stinës së verës. Çdo ndjesë që do t’i kërkonim vetes teksa ngrihemi në mëngjes në shtratin e dikujt që nuk e njohim, është e pavlerë. Ka ndodhur fare rastësisht: e ke rimorkiuar në lokal dhe pas disa gotash alkool ke përfunduar në shtratin e tij. Përfundimi: një aventure fantastike seksuale. Mos i vini faj vetes për atë që ndodhi, e para gjë që duhet të kuptojmë në këto situata ka lidhje pikërisht me faktin sesa mund të përshtatemi. Kurrsesi nuk duhet të jeni moralist e predikues, pasi është thjesht një veprim i pakontrolluar që nuk sjell asgjë të keqe. Mos harrojmë, jo të gjithë janë bërë për aventura të tilla seksuale për një natë, prandaj kini kujdes. Pse? Kjo është një situatë e thjeshtë: sondazhet tregojnë se truri i mashkullit reflekton besnikëri vetëm atëherë kur ti shkon direkt në shtrat me të. Kjo tregon se sjelljet tuaja janë krejt të ndryshme.
Truri i një mashkulli
Meshkujt, për shumë arsye kanë një sistem hidraulik, që i shtyn të sillen në mënyrë këmbëngulëse për të arritur diçka që duan. Kështu ata kënaqin stimujt e tyre më shpejt se femrat dhe janë gati të kalojnë një aventurë seksuale, vetëm për një natë. Por, ndodh që pasi kanë arritur të joshin dikë, preferojnë ta mbajnë si një pre të varur në mur për egon e kënaqësive të tyre, pra jo vetëm për pak orë. Pasi argëtohen, të nesërmen janë në humor shumë të mirë, gjithmonë me idenë se aventura do të vijojë. Mos harrojmë, e gjitha kjo varet nga objekti ndjellës (femra), por gjithsesi shumica e meshkujve kërkojnë që historia të zgjasë. Por, mos harroni: kjo nuk është aspak pjesë e rregullave të lojës. Nëse të nesërmen do të zgjoheni dhe ndodheni në të njëjtin shtrat me të, ai ju thotë se i pëlqyet apo do të vazhdojë një lidhje me ty, mos e beso. Kaloje këtë batutë në filtrin e idiotësive të një mashkulli dhe mos merr asgjë në konsideratë. Janë sjellje tipike mashkullore narciziste, që tentojnë t’ju mbajnë të lidhur…!
Truri i një femre
Femrat kanë një natyrë shumë më komplekse, të ndjeshme, emotive dhe pothuajse labirintike. Është fakt që kur ato bëjnë seks, shpesh nuk mjaftohen me praninë e një mashkulli të zakonshëm. Ndryshe ndodh me meshkujt. Femrat jo vetëm që duhet ta pëlqejnë një mashkull fizikisht, por edhe të tërhiqen me gjithë kompleksin e tyre pas tij: nga simpatia apo mënyra sesi ai ecën si dhe një mijë e një motive të tjera. Kjo është të paktën ajo që dihet, pasi femrat kanë pirë kokteilin e katërt. Por, në këtë rast duhet të jenë kthyer pesë të tilla! Pra, kujdes me alkoolin, pasi mund të zgjoheni të zhgënjyera në shtratin e dikujt që nuk do ta pëlqenit kurrë, në asnjë situatë tjetër ndjellëse. Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe që një grua të arrijë të dashurojë një mashkull dhe ta ndiejë fort vetëm për një natë, por e rëndësishme që është pas kësaj duhet ta harrojë…! Fundja, nuk do të kishte kuptim e të quhej aventurë për një natë.
Rregulli absolut: Asnjë pritshmëri
E vetmja mënyrë për t’u kënaqur në një aventurë të tillë dhe të jetosh me gjallëri një eksperiencë të tillë, është të mos i japësh shumë rëndësi kësaj nate seksi. Është një film me një episod. Nëse mendon se është mashkulli ideal për lidhje, harroje.
Ku, kur dhe si?
Merr situatën në dorë: mbaj distancë dhe sillu në mënyrën më të mirë të mundshme. Ideale do të ishte të shkoje të shtëpia e tij, në mënyrë që të mos të bezdisë më ditën e nesërme. Tregoi se nuk i intereson, dhe largoje me takt pas seksit në mënyrë të sjellshme.
Po të nesërmen?
Aventurat e një natë janë të papërsëritshme, por pa të ardhme. Nëse ndodh që historia ka të nesërme, ju pëlqeheni, kujdes: mbahuni me frena dore. Mos bëni deklarata dashurie. Njihuni dhe kupto deri në ç’pikë të pëlqen, ndoshta kjo histori mund të funksionojë…!