• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Seksi dhe Saliu

14/02/2023
Berisha shtyn revolucionin: Të hënën mblidhemi para Parlamentit

Nga Mero Baze

Pasi ka menduar gjatë se çfarë e ka shtyrë McGonigal “të tradhtojë” SHBA dhe çfarë e ka detyruar Edi Ramën të “tradhtojë” Shqipërinë, Sali Berisha ka arritur në përfundimin se këta dy maskarenj kanë tradhtuar vendet e tyre, sepse kanë tradhtuar gratë e tyre dhe kanë bërë orgji.

Ky “përfundim” gjenial e ka frymëzuar për të kaluar në fazën e dytë të revolucionit, në denoncimin, hetimin dhe pastaj ndëshkimin për këtë që kanë bërë.

Siç është në traditën e tij të vjetër, sa herë që imagjinon një “puç” shteti apo një tradhti seksuale, ai imagjinon dhe faktet që ka.

Kur shpiku grushtin e shtetit më 21 janar, imagjinonte sikur kishte gjetur çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, thika me helm nga gjarpërinjtë e Mashkullores etj. Më kujtohet gëzimi i deputetit Dashnor Sula në komision kur Berisha po numëronte këto faktet dhe i tha gjithë përgjërim:

– Doktor na i sill këto fakte se pastaj e dimë ne çfarë bëjmë.

-Jooo, i tha ai. Këto fakte i di gjithë Shqipëria por është detyra e këtij Komisioni të nderuar t’i gjejë.

Kështu i ka dhe këto faktet e orgjive dhe videove. Pasi ka arritur në përfundimin se në themel të skandalit McGonigal është seksi dhe se Edi Rama përmes orgjive ka korruptuar SHBA, ai tani ka krijuar në kokën e vet dhe skenat seksuale që mund të kenë ndodhur.

Tani mendoni një komision të ri hetimor parlamentar për këtë çështje, dhe Berishën para Komisionit që do pyetet për këto videot që ai ka parë dhe cili është momenti në këto videot seksuale, ku kuptohet qartë që McGonigal ka tradhtuar SHBA.

Tek femra e parë ka rezistuar dhe nuk është dorëzuar, tek e dyta ka filluar thyhet dhe shan SHBA, tek e treta thotë “Fuck USA”.

Në sfond është Edi Rama lakuriq, që filmon skenën dhe pas orgjisë i thotë, “tani ose do bësh çfarë të them unë, o i dhashë videot Saliut”.

Dhe me siguri Albana që do pyesë: A do ti ketë ky Komision i nderuar Doktor këto videot? Dhe përgjigjia e Berishës që këto video është detyrë e këtij Komisioni të nderuar t’i gjejë.

Faleminderit Sali që na paralajmërove që “do ngrihej populli” dhe në mendje kishe diçka tjetër që nuk të ngrihet prej kohësh. Dhe ky është problem serioz për një burrë, por nuk është turp për një burrë të moshës tënde.

Mos i trego frustrimet e tua seksuale në publik, se mosha bën të vetën e pleqërisë nuk i dihet si të vjen. Ja ty të ka ardhur me plot pendesa që nuk ke pasur seks gjatë jetës dhe tani gjithë përfytyrimet për armiqtë e tu, i ke duke bërë orgji dhe këtë e quan një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit.

Dhe nuk është vetëm faji jot. Në këto raste është përgjegjësi e fëmijëve ta mbajnë babin brenda dhe të mos e lënë të bëhet gazi i botës duke treguar rrugëve ato që shikon në ëndërr për seksin.

Nusja e djalit së paku, që është më mëndjehapur në këto punë, mund të të shpjegojë se nuk është krim seksi. Tradhtia seksuale ndëshkohet nga gruaja ose burri që tradhtohet, por nuk ndëshkohet nga ligji penal.

Ti vet e ke thënë që arritja më e madhe në jetë e djalit tënd është që gjeti gruan e dytë. Po të mos ishte seksi në mes, do ishte me gruan e parë.

Aq më tepër që në gjithë këtë aksion, personazhi mbi të cilin je mbështetur është thjesht një dashnore e dëshpëruar, që ai McGonigal e ka gënjyer se do ndahej nga gruaja. Tani ose je në aleancë me dashnoret, ose me gratë dhe burrat e tradhtuar në këtë histori.

Po me sa duket ata të shtëpisë mendojnë se ti duhesh lënë rrugëve derisa të vdesësh, që ata të bëjnë ndonjë lekë. Nuk u hyn në punë që bëhesh gazi i botës. Dhe këtu s’ka faj nusja e djalit, derisa vajza dhe djali janë të kënaqur që të shohin rrugëve.

Nuk kam ndonjë recetë se si të qetësohesh, po je kujtuar pak vonë për këtë punë. Por meqë e ke shpallur si fazë e dytë e revolucionit, leja në dorë atyre vajzave të reja në PD dhe djemve të rinj, se ndoshta bëjnë diçka. Ti s’bën dot më gjë. Dhe nuk je fajtor që s’bën dot gjë, por pse nuk lë të tjerët të bëjnë!/TemA

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al