Një shtetas grek dhe një shqiptar janë arrestua në Greqi, në aksin rrugor Janinë-Kozani.
Ata akuzohen për transportimin e një sasie të konsiderueshme droge, me qëllim trafikimin në tregun grek.
Arrestimi i tyre u krye pas sinjalizimeve që dispononte departamenti i anti-drogës i Janinës.
Sipas komunikatës së policisë, i pari u arrestua shtetasi grek, në automjetin e të cilit u gjet një sasi kanabisi me peshë 109,5 kg, e ambalazhuar në 25 paketa.
56-vjeçari e kishte marrë drogën në Kaplaki pranë kufirit, ku e kishin fshehur pasi e kishin sjellë nga Shqipëria.
Shtetasi shqiptar, i moshës 39 vjeç, u arrestua pak më vonë. Me automjetin e vet ai printe në distancë të shkurtër nga shtetasi grek, duke patur rolin e pararojës, me qëllim shmangien e kontrolloeve nga policia.
Përveç kanabisit, policia sekuestroi një sasi mjaft të vogël heroine, një shumë parash prej 840 eurosh, dy telefona celularë, si dhe dy automjetet.