Një postim i fundit nga Selvije Jao ka prekur ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke u shndërruar menjëherë në një dedikim emocional për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025. Teksti i saj, i shkruar në formë poetike, flet për mungesën, dhimbjen dhe mallin që ka lënë pas kjo lidhje e veçantë.
Në postim, Selvije përshkruan momentet e vetmisë, kujtimet e përbashkëta dhe betejën e brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes që një person i tillë ka pasur në jetën e saj. Ajo thekson se, pavarësisht dhimbjes, do ta zgjidhte sërish atë person, “çdo version të tij dhe çdo moment të tyre”, duke treguar se kujtimet mbeten ende “si shtëpi”, një vend i ngrohtë ku përkujtohet dashuria e përjetuar.
![]()
Ndjekësit menjëherë e kanë lidhur postimin me Shpatin, edhe pse Selvije nuk përmend drejtpërdrejt emrin e tij. Simboli i zemrës së thyer që shoqëron postimin thekson mesazhin e dhimbjes dhe dashurisë së pashuar.
Përveç lidhjes së veçantë që kishin, dyshja kanë një djalë, Roel, të cilin e kanë përmendur shpesh në rrjetet sociale dhe i cili mbetet një lidhje e veçantë që i bashkon edhe sot.
Ky postim ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë shprehur Selvijes ngushëllime dhe mbështetje për humbjen e Shpatit. Mesazhi i saj prek zemrat dhe tregon se edhe pas një humbjeje të madhe, kujtimet dhe dashuria për personin e dashur mbeten të paharrueshme.









