• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I sëmuri me diabet, Kristaqi nga Dropulli fiton betejën me burokracinë shtetërore në Gjirokastër (VIDEO)

15/02/2018
I sëmuri me diabet, Kristaqi nga Dropulli fiton betejën me burokracinë shtetërore në Gjirokastër (VIDEO)

Kristaq Nika nga Dropulli i poshtëm, ka humbur të dyja këmbët si pasojë e diabetit.  Ai është detyruar të shpikë e të ndërtojë vetë një rampë të sofistikuar, që i mundëson lëvizjen me karrocë. Asgjë nuk e ka mposhtur veç burokracisë shtetërore që e pengon të marrë shumën financiare të përkujdesjes nga ana e bashkëshortes. Pas interesimit të emisionit “Stop” rasti i Kristaqit zgjidhet edhe pse zvarritej prej një viti.

“Në vitin 1997 mora vesh që isha me diabet dhe vazhdoja kurimin. Mirëpo diabeti vazhdonte dhe avanconte derisa m’u kalbëzua këmba e parë. Nëpërmjet kamerës tuaj, se kur preva dhe këmbën tjetër, kisha nevojë për shoqëruese. Kam nevojë për dikë tjetër se jam me dy këmbë të prera dhe kam kaq halle. Nuk të takon më thonin se s’je tetraplegjik. Do ta marrësh më thoshte, do shkoj unë në Tiranë, do shkoj këtu, do shkoj aty dhe jo, nuk bëhet. Shkoi 1 vit ky muhabet dhe deri më sot asgjë…” Denoncuesi shprehet se ka ndërtuar vetë një rampë me çimento në muajin Shtator, por bashkëshortja e tij nuk e ndihmon dot, pasi vuan nga zemra dhe i kanë rënë disa herë të fikët duke provuar ta shtyjë. Emisionit “Stop” komunikoi me mjekun kirurg Roland Karalli, i cili tha se Kristaqi ka patur komplikacionet më të këqija të diabetit, gangrenë të të dy këmbëve. “Fillimisht ka prerë një këmbë dhe pastaj këmbën tjetër. Aktualisht është me një protezë në këmbën e djathtë, ndërsa në të majtën nuk ka vendosur”.

Mjeku i Shërbimit Social Shtetëror Gjirokastër tha se Kristaqi që kur ka prerë këmbët duhej të ishte pajisur nga spitali me një leje drejtimi. “Edhe punonjësi social i Dropullit nuk mund të jetë jashtë këtij faji, sepse ai e njeh të gjithë zonën dhe e di se kush e përfiton këtë status. Ekziston një ligj në këtë shtet që e ndihmon një person të tillë, që të mund të marrë statusin e paraplegjikut. Në këtë status është edhe personi që do ta ndihmojë dhe paketa higjeno-sanitare që përfiton. Kështu që duhej bërë më përpara, nuk…” Gazetari i emisionit “Stop” u rikthye në Dropull të poshtëm për t’i komunikuar lajmin e mirë familjes Nika, fitimin e KEMP-it të shoqëruesit. “Ju falenderoj shumë, ju jam mirënjohës juve dhe atyre që luftuan për mua. S’kam çfarë t’ju them … ju falenderoj shumë!”/ tvklan.al 


Related Posts

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026
Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)
Kryesore

Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)

09/04/2026
40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres
Lajme

40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres

09/04/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Frikë prej luftës në Iran, Karamuço zbulon dronët amerikanë në Shqipëri: Kanë ardhur tani, forcat speciale janë vendosur pranë aeroportit dhe ambasadave

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

TRONDITET Dolce & Gabbana/ Stefano Gabbana largohet, në lojë 40% e kompanisë

TRONDITET Dolce & Gabbana/ Stefano Gabbana largohet, në lojë 40% e kompanisë

09/04/2026
Aston Villa fiton ndaj Bolognas në Europa League, bie Fiorentina

Aston Villa fiton ndaj Bolognas në Europa League, bie Fiorentina

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al