• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Sezoni’ i kanabisit, nis kontrolli nga ajri me 50 dronë

25/05/2025
Fatmir Xhafaj: Lazarati fuqizoi më shumë grupet kriminale, 900 tonë hashash dolën jashtë vendit për 4 vjet të Berishës

Policia ka rinisur betejën kundër kultivimit të kanabisit. Qindra efektivë kanë zbritur në terren, ndërsa 50 dronë do të përdoren për survejim ajror. Në ndihmë është sërish Guardia di Finanza, për kontrollet me helikopter në zonat më problematike në veri dhe jug. Deri tani janë asgjësuar mbi 5 mijë rrënjë dhe kubikë, ndërsa sfidë mbeten “shtëpitë e barit”. Vitin e kaluar u çrrënjosën rreth 191 mijë bimë.

Fillimi i pranverës shënon periudhën e mbjelljes së kanabis sativa-s. Në maj, bima ka hyrë në fazën e rritjes. Për këtë arsye, ky muaj shënon dhe organizimin e policisë për goditjen e fenomenit të kultivimit, i përhapur në zona të ndryhme të vendit, nga veriu në jug.

Aksionet e para janë kryer, ndërsa për të gjithë sezonin, deri në vjeshtë, qindra efektivë policie në të gjithë vendin do të angazhohen për kontrollin e zonave më problematike.

Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se janë në total 50 dronë me rezolucion të lartë në dispozicion të 12 drejtorive të qarqeve dhe policisë kufitare për të vëzhguar nga ajri çdo pëllëmbë toke që dyshohet se mund të mbillet me kanabis. Të dhëna të tjera, për kultivim kanabisi pritet të japin edhe droni “Bayraktar” dhe 2 satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Muajt e parë të vitit policia është përpjekur që përmes inteligjencës informative të godas rastet e mbjelljes në kubikë, që në fazë fillestare. Ndërsa operacionet në terren, javët e fundit, kanë dhënë rezultatet e para, me mbi 5 mijë rrënjë dhe kubikë kanabis të asgjësuar.

Helikopteri i Guardia di Finanza nisi fluturimet nga 1 maji mbi terrenet më të vështira, aty ku kontrolli me mjete të tjera është më i vështirë. Gjatë muajve në vijim, fokusi pritet të jetë në veri në malet e Dukagjinit në Shkodër, Mirditë, Tropojë, Krujë dhe Dibër, aty ku në vitet e fundit ka qenë tentativa më e madhe për mbjelljen me kanabis. Në jug, Vlora, Tepelena, Skrapari dhe jo vetëm konsiderohen pikat më të nxehta dhe sërish pritet të kultivohet.

Vitet e fundit u vërejtën dhe rast të përdorimit të godinave të vjetra të pabanueshme apo dhe terreneve brenda zonave ushtarake, për kultivim kanabisi. Këtë herë, ka një porosi të qartë për të ushtruar kontrolle te vazhdueshme, që raste të ngjashme të mos përsëriten.

Sfidë për blutë mbeten laboratorët me llamba, apo siç njihen si “shtëpitë e barit”. Kontrollet e shtuara nga ajri kanë detyruar kultivuesit që vitet e fundit të nisin kultivim në ambiente të brendshme.

Mbi 191 mijë rrënjë kanabis sativa, u asgjësuan gjatë vitit të kaluar, falë kontrolleve me dronë dhe helikopterë. Vetëm GdF kontrolloi nga ajri gati 50% të të gjithë territorit të vendit, me 185 orë fluturimi./Report Tv

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al